Kronika 12 Janar 2026, 11:23 Nga VNA

Atentati te mbikalimi i Shkozetit, dëshmi dhe përplasje në GJKKO në procesin ndaj Plarent Dervishaj

Ndaje në Whatsapp
Atentati te mbikalimi i Shkozetit, dëshmi dhe përplasje në GJKKO

Gjykata e Posaçme dëgjoi rrëfimet e disa dëshmitarëve në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentatin te mbikalimi i Shkozetit me 1 të vrarë dhe dy të plagosur.

Në atentat u vra Andi Maloku, si dhe u plagosën Arjan Ndoj aktualisht deputet i PD-së dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi.

Dëshmitari Erigen Toska: Kam pasur makinë në pronësi Mercedes Benz ngjyrë gri në vitin 2019. Një kopje çelësash kam pasur për këtë automjet. Në shtator të 2019 e kam parkuar në darkë poshtë banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku kam parkuar mjetin dhe nuk e gjej. Kam bërë më pas kallëzim në komisariatin numër 6 në Tiranë. 2-3 muaj më pas më ka marrë policia në telefon, më kanë pyetur, për makinën. Çelsin e kam pas dorëzuar tek policia.

Plarent Dervishi: A të ka thirrur i njëjti prokuror edhe në një gjyq tjetër?

Toska: Jo nuk më kanë thirrur.

Dervishi: Si ka mundësi që ky dëshmitar kaq i rëndësishëm nuk është thirr tek procesi i Ariol Halilaj dhe Redian Rrajës?

Gjykata: Kaq kisha zotëri je i lirë mund të ikësh. Dervishaj diskuton me gjykatën, për pyetjen.

Ramazan Rraja: Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë, në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para së të arrestohem. Nuk kam pas konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Redian Rrajën e kam kushëri. Të tjerët i kam njohur të gjithë në burg. Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit mos gaboj është në emrin tim. Për lokalin Zodiak e di ku ndodhet, se njoh pronarin por kam qenë vetëm 1 herë. Nuk e njoh Arjan Ndojën dhe Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në tv. Nuk kam pasur aplikacion të enkriptuar. Nuk e njoh Ervin Matën, nuk di ku bie hotel Viktoria. Në burg ndodhem se më keni futur ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I nderuar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtësinë dhe ju, unë se kam idenë për çfarë kam siguruar kushte, për askënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuar me askënd, nuk i ka ndodhur asgjë Genci Malokut, se di pse më akuzoni.

SPAK: A keni dijeni që familja e Genci Malokut kanë ardhur tek familja juaj?

Rraja: Kam dijeni për këtë, por kam parë në tv që ata kanë dashur të vrasin familjarët e mi, por ka dashur zoti që ne e bëjmë gjumin rehat.

SPAK: A keni dijeni për një detyrim monetar ndaj Plarent Dervishajt?

Rraja: Në dijeninë time, nuk i kam askujt, kemi pirë kafen me Dervishajn dhe na ka paguar kafen, por detyrim tjetër si kam askujt.

Dervishaj: Në datë 1 nëntor kur ka ndodhur atentati, mund të na thoni ku keni qenë?

Rraja: Kam qenë jashtë Shqipërisë para dhe pas ngjarjes.

Bashkë të pandehurit Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani nuk dhanë dëshmi. Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe nëse do japin pëlqimin do të pyeten në seancën tjetër. Plarent Dervishaj deklaroi se e ka bërë aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti dhe pa këto nuk zgjedh dot avokat. Julian Meçe deklaroi: "Unë do doja t’i përgjigjesha prokurorit, që kur kam ardhur, por nuk më kanë marrë në pyetje. Për çfarë t’i përgjigjem kur këta nuk duan. Më duket si mosdëshirë për të zbuluar të vërtetën. Nuk jap pëlqimin që ti përgjigjem pyetjeve të organit të akuzës”

Seanca u shty derisa Plarent Dervishaj të zgjedhë një avokat tjetër. Avokati kryesisht jep dorëheqjen nga mbrojtja pasi sipas tij është paragjykuar në këtë proces.

Video

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme