Kronika 2 February 2026, 21:02 Nga VNA

Atentati në Rrilë, ndalohet polici i pranishëm në berberhane, katër persona shpallen në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Rrilë, ndalohet polici i pranishëm në

Mbrëmjen e 1 shkurtit 2026, 21-vjeçari Merando Nikulaj ishte objektivi i një atentati me armë zjarri në një berberhane në fshatin Rrilë të Lezhës. Si pasojë e të shtënave, i riu mbeti i plagosur dhe u transportua për mjekim.

Në lidhje me ngjarjen, me urdhër të Prokurorisë është ndaluar efektivi i policisë Besart Kovaçi, i cili ndodhej në të njëjtin ambient në momentin e sulmit. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas të dhënave, polici ka qenë i pranishëm në berberhane dhe gjatë atentatit ka kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë ndaj autorëve.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasit Geraldo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit ndaj Nikulajt.

Njoftimi 

 Policia e Lezhës vijon hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit 2026 në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, ku rreth orës 21:00 mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas.

Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka intensifikuar veprimet hetimore me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Në kuadër të hetimeve, është ekzekutuar urdhri i ndalimit për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se në këtë ngjarje dyshohet të jenë përfshirë edhe shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të katër shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe ndaj shtetasit B. K. për “Shpërdorim detyre”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme