Kronika 14 Nëntor 2025, 21:49 Nga VNA

Atentati në Rinas/ Zona pa energji elektrike, dyshohet për përfshirje të shtetit. Vrasja e Gilmando Danit me "bekimin" e bandave

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Rinas/ Zona pa energji elektrike, dyshohet për

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me mënyrën se si po hetohet ngjarja e rëndë kriminale e ndodhur në zonën e Rinasit ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani Sheqeri.

Sipas Lalës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kishte njoftuar paraprakisht një ndërprerje të energjisë në mesnatë, çka solli një “black out” total në Nikël, Rinas, Larushk, Halilaj dhe zona të tjera përreth.

Kjo situatë, sipas saj, ka kufizuar hetimet, pasi në zonë kishte shumë pak kamera sigurie, vetëm disa biznese dhe vetë Aeroporti i Rinasit që funksiononin me gjenerator, ndërsa një prej kamerave të një biznesi privat është sekuestruar nga policia.

Lala tha se prokuroria ka nisur hetime të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve të OSHEE-së për të kuptuar arsyet e ndërprerjes së energjisë në atë moment.

“Prokuroria është duket hetuar zyrtarë të OSHEE. Oficerët e policë gjyqësore kanë zbarkuar në OSHEE dhe kanë marrë të gjitha planet se si është operuar dhe si do të behet remonit, pse në këtë moment. Po bëhet një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërore në këtë ngjarje. Mendoj se nuk është një histori që nuk mbetet vetëm këtu. Ishte organizim perfekte, edhe shteti është i implikuar. Pse u bë remonti në këtë kohë, kur ishte planifikuar kjo”, theksoi Lala në News 24.

Një tjetër pistë hetimi është edhe veprimtaria e policisë ditën e ngjarjes, ku sipas Lalës, në momentin e atentatit për rreth 40 minuta nuk ka pasur asnjë patrullë pranë vendit të ngjarjes.

“Ditën e vrasjes, në 40 minuta nuk ka pasur patrullë policie. Policia është gjendur në afërsi të një universiteti, që është rreth 2 km larg vendngjarjes. Po hetohet përfshirja e segmenteve shtetërorë dhe si Muçi Shaljani Sheqeri, u gjend duke shoqëruar një emër të botës së krimit si Gilmando Dani, ndërkohë që emërimi i tij në AMP është bërë me dokumente fiktive”, tha ajo.

Po ashtu, Lala rikujtoi se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në atentatin ndaj Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë në vitin 2024, ku sipas saj OSHEE ndërpreu energjinë për 8–9 orë.

Klodiana Lala: Sot kam rënë në dijeni në lidhje me mënyrën se si po hetohet. Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar zonën që në orën 24 e pak minuta që në mbrëmjen të datës 10, duke hyrë data 11 nëntor, se do të kishte remont në të gjithë zonën. Zona e Niklës, Rinasit, e Larushkut, Halilaj, e të tjera, kanë qenë në “black out” total. Aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmoni hetuesin. Është një moment nga një kamera sigurie të një biznesi në rrugën e hurmave që ka mbetur e ndezur, për shkak se biznesi ka patur gjenerator dhe që e ka sekuestruar policia. Po ashtu janë edhe disa biznese dhe Rinasi vetë, aeroporti që ka patur për shkak të gjeneratorëve. Pjesa tjetër nuk ka patur kamera sigurie.

Prokuroria është duket hetuar zyrtarë të OSHEE. Oficerët e policë gjyqësore kanë zbarkuar në OSHEE dhe kanë marrë të gjitha planet se si është operuar dhe si do të behet remonit, pse në këtë moment. Po bëhet një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërore në këtë ngjarje. Mendoj se nuk është një histori që nuk mbetet vetëm këtu. Ishte organizim perfekte, edhe shteti është i implikuar. Pse u bë remonti në këtë kohë, kur ishte planifikuar kjo.

E dyta kemi një ngjashmëri me një tjetër atentat në atë zonë, në Fushë Krujë, ndaj Gentian Bejtjas ne 2024, ka qene një ngjarje e rënë pasi u vra në sy të fëmijëve në derë të banesës së tij, ishte duket hyrë në një nga serat që kishte. Ka disa të shpallur në kërkim, por nuk është shuar deri të urdhëruesit. OSHEE fiku dritat për gati 8 ose 9 orë më radhë, është e njëjta mënyrë të vepruari. Pjesa tjetër që po hetohet janë veprimet e policisë. Policia e Fushë-Krujës dhe ajo e Tiranës për Rinasin kanë një plan masash. Duke qenë porta hyrëse, ka një siguri të shtuar krahasuar me vendet e tjera.

Ditën e vrasjes, në 40 minuta nuk ka pasur patrullë policie. Policia është gjendur në afërsi të një universiteti, që është rreth 2 km larg vendngjarjes. Po hetohet përfshirja e segmenteve shtetërorë dhe si Muçi Shaljani Sheqeri, u gjend duke shoqëruar një emër të botës së krimit si Gilmando Dani, ndërkohë që emërimi i tij në AMP është bërë me dokumente fiktive.

Gazetarja Klodiana Lala dha sot informacione të reja rreth dinamikës dhe hetimeve të atentatit vdekjeprurës ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor pranë aeroportit të Rinasit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit dhe plagosjen e mikut të tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP.

Autorët kanë pritur me makinën “Toyota” për 7 minuta në rrethrrotullim, duke përforcuar dyshimet se ata kishin informatorë të besuar si në Barcelonë, ashtu edhe në terminalin e aeroportit, që i kanë orientuar për gjithçka.

Gazetarja informoi gjithashtu në emisionin “Kjo Javë” se makina e atentatorëve doli pikërisht nga zona prej nga ku edhe Emiljano Shullazi, (fshati Halil), i burgosur prej një dekade, ka origjinën, mes Zallës dhe Niklës. Ndaj ajo beson se vrasja e mikut të tij të ngushtë është me një mesazh.

“Sot policia në kontrollet e kryera në Krujë e Fushë-Krujë dhe sidomos në fshatin Zallë, ka gjetur një arsenal armatimi. Në kërkim u shpall Ylli Zalla, me profil me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i skeduar edhe për rekrutimin e luftëtarëve për në Siri. Jo një lidhje e drejtpërdrejtë në atentatin ndaj Gilmando Danit, por me një lidhje indirekte. Gjendja e Muçi Shaljanit mbetet ende kritike, mjekët thonë se ka plagë të rënda për shkak të plumbave në kokë, pasi mund të shkaktojë hemorragji nëse hiqen”, tha Lala për “News 24”.

Më tej ajo shpjegoi edhe detajet hetimore për itinerarin dhe dinamikën.

Madje ajo shprehet se ekzekutimi ka ndodhur me bekimin e grupeve të fuqishme kriminale, ku pista kryesore mbetet larja e hesapeve dhe hakmarrja mes bandave rivale.

“Autorët besohet se kanë dalë nga zona e fshatit Zallë para atentatit. Krimi është kryer me bekimin e grupeve kriminale të zonës së Niklës dhe Zallës. Për aq sa e njohim këtë zonë dhe historinë nuk mund të ketë ndodhur pa lejen e tyre. Për më tepër që ajo makinë ka dalë nga zona ku ka origjinën Emiljano Shullazi, fshati Halil, ku u dogj makina, pavarësisht se shtë lindur në Tiranë. Ndaj e kam thënë se ky është një atentat me mesazh, pasi edhe Gilmando Dani kishte aktivitet në atë zonë”, vijoi gazetarja.

Deri tani mësohet se ka pasur persona të shoqëruar, por që pas alibisë janë lënë të lirë. Ka pasur edhe kontrolle.

Por sipas Lalës, autorët kanë qenë të mirëinformuar dhe mund të ketë pasur një rrjet me disa persona që kanë gjurmuar Danin.

“Makina e autorëve priti vetëm 7 minuta te rrethrrotullimi para se autorët të dilnin dhe të qëllonin Gilmando Danin dhe Muçi Shaljani. Avioni duhet të vinte një ditë më parë, por ka ardhur të nesërmen më 11 nëntor. Pra dikush në Spanjë, në Barcelonë e ka tradhtuar Danin, pasi ka ditur mirë nisjen e avionit nga aeroporti. Pra është tradhtuar e informuar prej andej. Pika e dytë është në aeroport, sepse ka pasur disa informatorë, apo një rrjet, pra ku është bërë pagesa në parkimin e aeroportit për mjetin nga Shaljani, apo dalja nga terminali. Në momentin që ata kanë dalë të trau i pagesës, mjeti i autorëve ka lëvizur, pra autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjet e tyre”, tha Lala.

 

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme