Kronika 11 November 2025, 18:40 Nga VNA

Atentati në Rinas/Të dhënat e TIMS, agjenti i Policisë me Gilmando Danin sapo ktheheshin nga Barcelona

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Rinas/Të dhënat e TIMS, agjenti i Policisë me

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani sapo kishin mbërritur në aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave të siguruara nga sistemi TIMS, të dy kanë mbërritur mesditë me një fluturim të linjës direkte nga Barcelona në Rinas.

Pasi kanë marrë makinën e parkuar në parkingun e Rinasit, të dy kanë hypur në makinë, Muçi Shaljani alias Sheqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, si dhe Gilmando Dani i ulur në vendin e parë të makinës që drejtohej nga agjenti i AMP-së. Makina ishte në emër të Elvis Kosovës, i njohur si Visi i garave.

Sapo makina doli tek rrethi i Rinasit, një makinë në ndjekje të tij për disa metra është vendosur nga një automjet tjetër “Toyota” me targa greke dhe prej andej është qëlluar në drejtim të tyre. Kur makina me të cilën udhëtonte Dani është ndaluar, njëri nga ekzekutorët ka dalë nga “Toyota” dhe i është afruar 47-vjeçarit duke e qëlluar për vdekje. Pra, toga e pushkatimit e donte me çdo kusht të vrarë Danin.

Pasi makina e vrasësve largohet me shpejtësi drejt Urës së Gjolës, policia dhe kalimtarë rastësorë thyejnë xhamin e makinës. Brenda saj, Dani kishte ndërruar jetë, ndërsa agjenti i AMP-së u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Automjeti i vrasësve u gjet i djegur në fshatin Halil dhe brenda tij u konstatuan 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme