Kronika 11 November 2025, 15:49 Nga VNA

Atentati në Rinas sfidon statistikat e ministres Albana Koçiu

Ndaje në Whatsapp

Atentati në Rinas sfidon statistikat e ministres Albana Koçiu

Atentati në Rinas, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos, ndodhi vetëm pak orë pasi ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, raportonte në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes për sukseset e institucionit që drejton lidhur me sigurinë publike në vend. Koçiu u shpreh se Shqipëria është një vend i sigurt dhe i referohej faktave dhe shifrave.

“Kemi rritur ndjeshëm sigurinë, duke arritur 95% zbulueshmëri për veprat penale. Është ulur numri i krimeve të rënda, në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, tha Koçiu.

Por për ironi, pasditen e sotme vendi u përgjak sërish nga një atentat me armë mes personave të lidhur me grupet kriminale, në një zonë ku lëvizja e qytetarëve është e madhe.

Dhe akoma më i rëndë është edhe fakti tjetër që shoferi i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri), është punonjës i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Pra, një punonjës që mbikqyr dhe heton punën e policëve, kishte shkuar për të marrë në aeroport një kriminel që sapo ishte kthyer nga Barcelona.

Ky është një fakt se pretendimet e SPAK që policia në disa raste dekonspiron hetimet, janë të vërteta. Ndërkoh ministrja kur u pyet sot në Komision për deklaratat e SPAK, ajo i mohoi duke thënë se nuk kanë raste të tilla.

“Sa i përketë deklaratës së SPAK, shqetësimin për kufizimin e bashkëpunimit me policinë për shkak të lidhjeve me krimin apo dekonspirimit të operacioneve nga policia. Strukturat e departamentit për policinë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteit, në rastet e kryerjes së operacioneve policore në bashkëpunim me SPAK nuk kanë asnjë rast ku të kenë patur dekonspirim të operacioneve. Kjo e dhënë vjen nga vet policie shtetit”, tha Koçiu.

Atentati i Rinasit duket si një “karma” për të sfiduar fjalët e bukura të ministres se Shqipëria është vend i sigurt. Armët e bandave kriminale krisin në çdo moment, madje edhe në mes të ditës dhe në zona ku patrullimi policor konsiderohet i madh, pranë aeroportit të vetëm të Shqipërisë. Ndërsa punonjës të policisë vijojnë të ndihmojnë kriminelët dhe të kenë lidhje me ta.

Urojmë që ministrja t’i përvishet punës realisht për të parandaluar këto ngjarje që rrezikojnë jetët e qytetarëve e të pastrojë strukturat e policisë nga lidhjet me krimin, dhe të mos e konsiderojë rastin thjesht si një statistikë për propagandën e radhës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme