Kronika 11 November 2025, 15:13 Nga VNA

Atentati në Rinas/ Kush ishte Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit që mori drejtimin e grupit kriminal

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Rinas/ Kush ishte Gilmando Dani, krahu i djathtë i
Personi i shënuar Gilmando Dani

Gilmando Dani mbeti i vrarë sot në një atentat me armë zjarri në rrethrrotullimin e Rinasit. Në ngjarje mbeti i plagosur edhe një person tjetër që ndodhej me të në makinë.

Dani është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, i cili vepronte për llogari të Emiliano Shullazit. Disa vite më parë është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda si pjesë e një grupi që vinte gjoba biznesmenëve në Tiranë, grup i cili drejtohej nga Emiliano Shullazi.

Ai la qelinë rreth një vit e gjysmë më parë, pasi kreu të gjithë dënimin e dhënë për pjesëmarrjen në këtë grup të strukturuar kriminal. Që nga koha kur Emiliano Shullazi ndodhet në burg, mësohet se Gilmando Dani kishte marrë drejtimin e grupit kriminal.

Dani kishte qenë objektiv i atentateve edhe më parë. Dy tentativat për ta vrarë ndodhën në vitet 2011 dhe 2015, ku në të dyja rastet ai mbeti i plagosur. Në nëntor të vitit 2018, Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijimit të një grupi të strukturuar kriminal. Ai u lirua më 6 tetor 2024.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme