Kronika 10 December 2025, 12:18 Nga VNA

Atentati në Rinas/ Ekspertiza: Armët e autorëve s’kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale, lihet i lirë personi i arrestuar mbrëmjen e djeshme

Ndaje në Whatsapp

Atentati në Rinas/ Ekspertiza: Armët e autorëve s’kanë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin mafioz të 11 nëntorit pranë Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe oficeri i AMP-së, Muçi Shaljani, i cili ndërroi jetë pak ditë më pas në spital nga plagët e marra.

Bëhet e ditur se ekspertiza balistike e armëve të gjetura në automjetin e djegur të autorëve ka konfirmuar se ato nuk janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Kjo gjetje përjashton një nga pistat fillestare të hetimit, sipas së cilës arsenal i armëve mund të ishte siguruar në banesën e zbuluar pak orë pas atentatit në fshatin Zall, në pronësi të Ylli Zallës, i shpallur tashmë në kërkim.

Ndërkohë, personi i shoqëruar mbrëmjen e së martës, 9 dhjetor, në lidhje me ngjarjen, është lënë i lirë pas marrjes në pyetje. 35-vjeçari me inicialet B. Xh., banor i fshatit Halil, zonë ku u zbulua e djegur “Toyota”-ja e autorëve, ka deklaruar se në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë dhe se nuk ka dijeni për lëvizjet e autorëve. Ai u thirr për të dhënë shpjegime për shkak të një dënimi të mëparshëm për vjedhje me dhunë.

Një muaj pas atentatit, hetimet vijojnë të përqendrohen te marrja në pyetje e personave që mund të kenë informacion të vlefshëm, por deri më tani nuk ka autorë apo porositës të identifikuar. Dani dhe Shaljani sapo ishin kthyer nga një udhëtim në Barcelonë, kur u pritën në rrethrrotullimin e Rinasit nga atentatorët që i ekzekutuan me breshëri armësh.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme