Kronika 25 November 2025, 13:36 Nga VNA

Atentati në Lushnje/ Autorët i bënë pritë Juljan Sulos në kryqëzim, qëlluan me automatik dhe dogjën makinën në fshatin Lifaj

Ndaje në Whatsapp

Atentati në Lushnje/ Autorët i bënë pritë Juljan Sulos

Zbulohen detaje të reja mbi atentatin që u regjistrua sot në Lushnjë ndaj 45-vjeçarit Juljan Sulo, i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”, i cili mbeti i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 në bulevardin e Lushnjës, pranë kthesës së spitalit, një zonë mjaft e populluar e qytetit. 45-vjeçari po lëvizte i vetëm me automjetin e tij tip BMW, kur në një kryqëzim u qëllua me automatik nga një makinë tjetër, një “Nissan Qashqai” me targa greke.

Pas atentatit, autorët u larguan drejt zonës rurale dhe e dogjën mjetin në fshatin Lifaj. Më pas ata u zhvendosën me një automjet tjetër që i priste aty afër.

Ndërkohë, Sulo, i plagosur në këmbë, është shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen. Policia e Lushnjës dhe Drejtoria e Policisë Fier kanë ngritur postblloqe dhe kanë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e bizneseve përreth vendngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu shumë gëzhoja automatiku.

Grupi hetimor ka pyetur gjithashtu dëshmitarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes për të mbledhur sa më shumë informacion mbi këtë atentat.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme