Kronika 2 February 2026, 14:11 Nga VNA

Atentati në Lezhë, shënjestra dyshohet se është nipi i biznesmenit, Ardian Nikulaj, që u vra në lokalin e tij

Ndaje në Whatsapp

Atentati në Lezhë, shënjestra dyshohet se është nipi i

Merando Nikulaj, nipi i biznesmenit Ardian Nikulaj, që u vra në një atentat mafioz në lokalin e tij në Shëngjin, dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit mbrëmjen e së dielës në Rrilë të Leshës. Sipas hetuesve ai dyshohet të ketë mbetur dhe i plagosur në ngjarje, por pavarësisht kërkimeve të të policisë deri më tani nuk është gjendur për tu marrë në pyetje.

Mbi berberhanen në pronësi të Sokol Docit, u qëllua mbi 30 herë me plumba kallashnikovi dhe për pasojë 3 prej tyre prekën pronarin e sallonit. Merando Nikulaj mundi të mbijetojë, pasi brenda në berberhane ndodhej punonjësi i policisë, B.K i cili qëlloi ndaj autorëve, të cilët më pas u larguan drejt Fushë Krujës.

Familja Nikulaj është në hasmëri me familjen Lekstakaj prej 1994 dhe prej atëherë janë vrarë disa pjesëtarë nga të dy fiset. Atentati më i rëndë është ai ndaj Ardian Nikulajt, që u qëllua për vdekje nga shtetasi portugez Ruben Saraiva, ndërsa akuzohen të përfshirë ne krim edhe 4 shtetas britanikë si dhe një i afërm i familjes Lekstakaj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme