Kronika 26 November 2025, 11:50 Nga VNA

Atentati ndaj Julit të Pashakos, ja çfarë fokusuan kamerat e sigurisë. Si u mbijetoi plumbave

Ndaje në Whatsapp

Atentati ndaj Julit të Pashakos, ja çfarë fokusuan kamerat e

Julian Sulo, i njohur si Juli Pashakos, i cili i mbijetoi një atentati ditën e djeshme në Lushnje, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, duke deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, ndonëse ai ka rekorde të shumta kriminale. Nga hetimet rezulton se kamerat e sigurisë fokusuan momentin kur ndaj Sulës u gjuajt me armë.

Referuar pamjeve filmike, dy persona të maskuar dhe me kapele kanë dalë nga makina dhe sapo kanë parë automjetin BMW ngjyrë të zezë të Julian Sulës, qëllojnë në drejtim të tij, njëri me kallashnikov, ndërsa tjetri me pistoletë. Hetuesit thonë se autorët. Juli Pashakos ka rritur shpejtësinë kur i ka shquar dhe për këtë arsye, plumbat e gjuajtur nga autorët kanë prekur makinën, dhe një plumb i ka shkaktuar një plagë të lehtë në këmbë.

Referuar kamerave të sigurisë, autorët janë larguar me shpejtësi dhe dogjën automjetin në fshatin Lifaj. Brenda automjetit u gjetën edhe armët e zjarrit.

Lidhur me këtë ngjarje, janë shoqëruar 18 persona dhe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është larja e hesapeve mes grupeve kriminale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme