Kronika 27 November 2025, 11:11 Nga VNA

Atentati ndaj “Juli i Pashakos”/ Policia shoqëron 30 persona, por të gjithë lirohen

Ndaje në Whatsapp

Atentati ndaj “Juli i Pashakos”/ Policia shoqëron 30 persona,

Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona lidhur me atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashakos”. Shumica e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka, dy grupe që kanë pasur konflikte të shpeshta me 45-vjeçarin gjatë viteve të fundit. Pas marrjes në pyetje, të shoqëruarit janë liruar, pasi kanë mohuar çdo përfshirje në ngjarje.

Hetimet kanë zbuluar se makina e përdorur nga autorët ishte vjedhur në Greqi në vitin 2022, ndërsa targat janë marrë po aty një vit më parë në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke i kanë konfirmuar Policisë së Fierit se bëhet fjalë për vjedhje të pazbardhura dhe pa autorë të identifikuar.

Nga hetimet e deritanishme nuk është e qartë se si dhe nga janë larguar autorët pas atentatit. Dyshohet se, pas djegies së makinës në fshatin Lifaj, ata mund të jenë larguar me një tjetër automjet duke kaluar përmes fshatrave drejt Kuçovës dhe Beratit. Zona përkatëse është kryesisht tokë bujqësore pa biznese, ndaj nuk ka kamera që të kenë regjistruar lëvizjet e autorëve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme