Kronika 14 November 2025, 12:15 Nga VNA

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ Dëshmia e babait të Ervin Matës: Nuk kam dijeni kush e ka vendosur tritolin

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ Dëshmia e babait të Ervin

Në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Plaurent Devishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për atentatin te mbikalimi i Shkozetit ku mbeti i vrarë Andi Maloku, ndërsa u plagosën Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, dha dëshminë e tij biznesmeni Luan Mata, babai i të shumëkërkuarit për trafik kokaine Ervin Mata. Në vitin 2020 në hotelin e Luan Matës ka shpërthyer një sasi tritoli.

“Në vitin 2020 kam operuar në biznes privat. Kam hotel Viktoria dhe Viktoria Construksion. Nuk kam dijeni se kush e ka vendosur tritolin”, tha Luan Mata.

Julian Pjeteri i dënuar me 4 vite e 4 muaj burg, Genti Nderjaku i denuar me 5.4 vite burg, të dënuar për pjesëmarrje në këtë ngjarje nuk dhanë dëshmi në gjykatë, duke përfituar nga e drejta që u jep ligji. Edhe Amar Shkëmbi i ekstraduar nga Dubai, nuk dha shpjegime. Në proces u paraqit edhe Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i dënuar si pjesë e grupit të Dervishaj me 6 vite burgim, tha se do të dëshmojë kur të jetë i pranishëm dhe avokati i tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme