Kronika 13 May 2026, 15:00 Nga VNA

Atentati ndaj Arjan Ndoj/ Trondit dëshmitari në GJKKO: “Më thonë spiun i SPAK, jam kërcënuar”

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj Arjan Ndoj/ Trondit dëshmitari në GJKKO: “Më

Në Gjykatën e Posaçme në procesin penal ndaj të pandehurve Amar Shkëmbi dhe Bledar Polovina, të akuzuar për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit më 1 nëntor 2019 me 1 të vrarë dhe dy të plagosur, dëshmoi shtetasi A.M. Dëshmitari është babai i të miturve që gjetën në fshatin Shkafanë makinën e braktisur të autorëve të atentatit mafioz, ku mbetën të plagosur prokurori i Durrësit në atë kohë Arjan Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, ndërsa u vra shoferi Andi Maloku. Mbi provat e gjetura në automjet u zbuluan dhe gjurmët e Redjan Rrajës, që veproi si ekzekutor në ngjarje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

“2 nga fëmijët kanë ikur nga Shqipëria, janë jashtë në kamp. Do marr gruan dhe fëmijën tjetër, do largohem edhe unë. Më kanë dhunuar edhe në polici, një ditë tjetër më goditën me levë pas koke. Në fshat më thonë spiun i SPAK-ut, më kanë ndjekur edhe makina të shtrenjta nga pas. Nuk kam siguri këtu, s’kam siguri se mund të ha ndonjë plumb”, deklaroi dëshmitari.

Gjatë seancës, gjyqtari Paulin Cera e orientoi dëshmitarin të bënte kallëzim në SPAK lidhur me kërcënimet që ai pretendonte se kishte marrë, ndërsa prokurori Adnand Xholi deklaroi se do t’i vinte në dispozicion hetuesit e BKH për të ndjekur shqetësimet e tij. Dëshmitari rikonfirmoi se kishte vendosur të largohej nga Shqipëria.

Për organizimin e atentatit mafioz është kërkuar dënimi me burg përjetë për kreun e grupit kriminal, Plarent Dervishaj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme