Kronika 15 May 2026, 20:25 Nga VNA

Atentati i dështuar ndaj Aleksandër Prendit nga grupi Bajri, zbardhet dëshmia e babait të objektivit: “Vajza më tha është ba kërdia…“

Ndaje në Whatsapp
Atentati i dështuar ndaj Aleksandër Prendit nga grupi Bajri, zbardhet

Gëzim Prendi, babai i Aleksandër Prendit, që ishte shënjestër për t’u vrarë nga grupi kriminal Bajri, ngjarje e ndodhur në gusht të 2024 në fshatin Rranxa, ka shpjeguar për hetuesit sesi e mësoi ngjarjen që mbi familjarët e tij ishte qëlluar. “Dje rreth orës 19 më ka telefonuar një komshi i imi dhe më pyeti ku jam. Unë i thashë jam në spital në Shkodër. Ai më pyeti, kush është gjujt në Rranxë? Unë i thashë nuk di gja. Ai më pyeti: a di gja për fëmijët e mi. I thashë se nuk di gja. Mora djalin Aleksandrin dhe e kishte telefonin e fikur. Më pas mora Arsenin (Arsen Ceni) dhe i thashë shko te shtëpia ime e më kallëzo çfarë ka ndodhur. Kam marrë vajzën time më vonë dhe e pyeta: çfarë ka ndodhur? Babë nuk di gjë tha, por asht ba kërdia. Janë gjujt fëmijët e mi me do persona, të cilët nuk i njoh. Kam komuniku me SPZ e zonës dhe i kam thënë që dua të vi të deklaroj në polici çfarë di. Shkova në komisariatin e Vaut të Dejës, ata më thanë të vi te drejtoria e policisë”, tha babai i Aleksandër Prendit.

SPAK përfundoi sot hetimet dhe ngriti akuzë zyrtare ndaj Izmir Sakicaj, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe grup kriminal. Nga hetimet anëtarët e grupit kriminal Bajri, të cilët sipas SPAK shihen shpesh dhe në shoqërinë e Safet Bajrit, udhëtuan me 3 makina të blinduara nga Dobraçi, që është zonë e kontrolluar nga grupi, në drejtim të Rranxës me qëllimin për të vrarë Aleksandër Prendin, për shkak të përplasjes për pazaret e drogës. Ky i fundit sapo i pa qëlloi nga automjeti në drejtim të tyre. Nga përplasja me armë për fat nuk pati viktima, por vetëm dëmtime të mjeteve të blinduara.

Edhe Prendi është marrë i pandehur.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme