Kronika 25 September 2025, 21:28 Nga VNA

"I futën thikën pas shpine, provoi gjellën që gatoi vetë!"/ Lala tregon çfarë i thanë avokatët e Veliajt pas shkarkimit

Ndaje në Whatsapp
"I futën thikën pas shpine, provoi gjellën që gatoi

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. 

Lala tha se Veliaj u tradhtua nga të vetët në Këshillin Bashkiak, duke shtuar se "provoi gjellën që gatoi vetë". Lala deklaroi se ka komunikuar me avokatët e Veliajt, por është ende e paqartë nëse ai do të ankimojë shkarkimin në Kushtetuese, megjithatë gjatë emisionit njëri prej avokatëve i ka shkruar gazetarëve, duke i deklaruar se mundësia ekziston që Veliaj të ankimojë vendimin në GJK. 

"Pavarësisht se Veliaj e meritonte shkarkimin për dëmet ndaj Tiranës, inceneratori, vdekja e Ardit Gjoklaj, 5 maji, Unaza e me rradhë, për të cilat duhet të hetohet, mendoj se procedura ka problematika. Kam bindje se Presidenti i Republikës do të dekretojë datën e zgjedhjeve, duke parë se si ai ka vepruar, kur dekretoi një ministre virtuale. Nuk kam dyshim se zoti Begaj do ti bindet pushtetit.

Veliaj hëngri gjellën e prishur që gatoi vetë, duke qenë njeri që vetëm shkatërroi Tiranën dhe nuk u përball kurrë me median. E ka trajtuar median si plaçkë, provoi gjellën e prishur, ku ditën e fundit edhe të besuarit e tij e tradhtuan, i futën thikën pas shpine.

Avokatët e Veliajt, kam komunikuar, kanë qenë të papërgatitur për procedurën e shkarkimit dhe kanë thënë se nuk janë përfshire. Nuk kanë një përgjigje nëse Veliaj do ti drejtohet GJK.

Edhe nëse do ti drejtohet GJK, në Tiranë do të ketë zgjedhje, sepse praktika ka treguar, që qeveria ka bërë gjithmonë zgjedhjet dhe më pas nuk kthehet gjë pas. Avokatët nuk janë në gjendje të thonë nëse Veliaj do të ankimojë.

Por edhe nëse do ta vënë në lëvizje GJK, kam bindje se Bashkia e Tiranës do të shkojë drejt zgjedhjeve.

Veliaj tani nuk është kryetar bashkie, por një person i vetëm, qytetari Veliaj përballë drejtësisë, kjo ndryshon dhe mund ta bëjë më vulnerabël", tha Lala./TPZ

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme