Kronika 14 February 2026, 09:37 Nga VNA

Zbardhet dinamika e plagosjes në Sauk, 18-vjeçaren e dërgoi në spital nëna dhe kushëriri i të dashurit

Ndaje në Whatsapp

Zbardhet dinamika e plagosjes në Sauk, 18-vjeçaren e dërgoi

Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me 18-vjeçaren, Natalia Murtati, e cila është vetëplagosur me armë zjarri në mesnatë, në ambientet e një hoteli në Sauk. Vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Erisjaldo Gjuta, i dashuri i vajzës, dhe Sajmir Gjuta, babai i të dashurit të 18-vjeçares, kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.

Kur kanë hyrë në dhomë kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut, dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes. Ata kanë fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvete Gjuta dhe Elvir Gjuta, kushëri i 22-vjeçarit, janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre.

18-vjeçarja ka deklaruar se ka tentuar dhe herë tjetër të dëmtojë veten duke pirë medikamente. “Kam gabuar në jetë”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se deri më tani në pranga kanë rënë dy persona, Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati Gjuta.

Ndërkohë, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, 

Ende në kërkim janë: Sajmir Gjuta, 49 vjeç, Elvir Gjuta, 24 vjeç, si dhe shtetasi Erisjaldo Gjuta 22 vjeç, i dashuri i 18-vjeçares, i cili dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën Natalia Murtati kreu vetëplasgosjen.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme