Kronika 11 May 2026, 10:10 Nga VNA

Dhunimi brutal i Sokol Tomës, policia sekuestron kamerat e sigurisë në aksin Mamurras–Laç

Ndaje në Whatsapp
Dhunimi brutal i Sokol Tomës, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në aksin Mamurras–Laç, pasi në zonën e Sanxhakut u dhunua në mënyrë barbare, duke iu thyer këmbët dhe prerë veshi ish-kryetarit të PD-së në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë, Sokol Toma. Hetuesit janë duke shpresuar që momenti i dhunës të jetë fiksuar nga kamerat, pasi do t’i ndihmonte për identifikimin e agresorëve.

Në vijim të hetimeve janë marrë dëshmitë e disa personave, ndërsa do të ripyetet në spital Sokol Toma.

53-vjeçari ndodhet i shtruar tek Trauma dhe gjendja e tij është e stabilizuar, pavarësisht dëmtimeve të rënda.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme