Kronika 22 March 2026, 15:10 Nga VNA

Humb drejtimin e motorit dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës, ndërron jetë 28-vjeçari në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Humb drejtimin e motorit dhe përplaset me barrierat anësore të

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një 28-vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e motomjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Baldushk–Vishnje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme