Kronika 9 October 2025, 09:33 Nga VNA

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe për autorin e krimit makabër, Elvis Shkambi

Ndaje në Whatsapp

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe

Pas ngjarjes tronditëse në Gjykatën e Apelit të Durrësit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore, rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë reagimesh që kanë kaluar kufijtë e absurdit.

Pas komenteve në rrjetet sociale që justifikojnë apo madje mbështesin veprimin e dhunshëm të autorit, së fundmi është është hapur edhe një GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për autorët e krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”. Fushata, e shpërndarë nga faqja Albanian Ëomen of Michigan dhe e organizuar nga një familjar i ti tyre, Francesk Shkambi, kërkon ndihma financiare për “sigurimin e mbrojtjes ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit.

Në përshkrimin e gjatë të fushatës, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimesh institucionale”, duke u përpjekur të kthejë autorin e krimit në simbol të “padrejtësisë shtetërore”. Fjalë si “mungesë transparence”, “neglizhencë institucionale” dhe “mbrojtje e të drejtave” përmenden shpesh, ndërsa askund nuk ka asnjë fjalë për viktimën, gjyqtarin Kalaja, apo dhimbjen e familjes së tij.

Ky është një veprim alarmant, duke qenë se ka njerëz që gjejnë arsye për të justifikuar vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit, duke humbur ndjenjën bazike të humanizmit, moralit dhe drejtësisë ligjore.

Ndërkohë që fushata në GoFundMe ka mbledhur mbi 4,300 dollarë, shumë qytetarë e kanë dënuar nismën si një përpjekje për të romantizuar një akt të rëndë kriminal dhe për të manipuluar opinionin publik nën petkun e “drejtësisë”.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje e pashembullt në historinë e sistemit gjyqësor shqiptar, ka hapur një debat të thellë për sigurinë në gjykata, funksionimin e drejtësisë dhe degradimin e diskursit publik që, në vend të dënimit të dhunës, po prodhon empati për dhunuesit.

 

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe

 

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe

 

Histeri kolektive pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Hapet GoFundMe

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme