Kronika 22 October 2025, 14:58 Nga VNA

Hetimi për trafikun e drogës zbulon ndikim të paligjshëm dhe korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Hetimi për trafikun e drogës zbulon ndikim të paligjshëm dhe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftioi të mërkurën më 22 tetor përfundimin e hetimeve ndaj 6 të pandehurve të akuzuar për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Mes gjashtë të pandehurve për të cilët kërkohet gjykimi, një është avokat dhe një tjetër punonjës policie.

SPAK bënë me dije se faktet penale në ngarkim të pandehurve janë zbuluar gjatë hetimeve të nisura në vitin 2019 në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane për trafikun e lëndëve narkotike.

Avokati Armand Targaj akuzohet se ka përdorur aplikacionin SkyECC, nëpërmjet të cilit ka komunikuar dhe ndërmarrë veprime për personat në mbrojtjen e tij, duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Në një rast, Targaj akuzohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”.

Ndërkohë, gjatë hetimeve të kryera për trafikun e drogës, nga përgjimet dhe vëzhgimet në ambjentet publike është një rast i kalimit të paligjshëm të kufirit nga ana e të pandehurit Edison Cukaj (Gjoka). Sipas SPAK, ndonëse Cukaj ishte në dijeni të faktit që nuk ishte në kushte të rregullta ligjore për kalimin e kufirit për të lëvizur në zonën ‘’Shengen’’, ka kontaktuar dhe është ndihmuar nga të pandehurit Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema, të cilët dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë shumën tre mijë euro me qëllim ushtrimin e ndikimit të tyre tek punonjësi i policisë kufitare i pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, Naim Behluli.  “Përmes ndikimit të ushtruar ndaj funksionarit publik dhe me vetëdije të plotë është realizuar kalimi i kufirit pa pengesa nga i pandehuri Edison Cukaj (Gjoka)”, citohet në njoftim.

Punonjësi i policisë kufitare, Naim Behluli është marrë i pandehur për “Shpërdorim detyre”, ndërsa katër të pandehurit e tjerë, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale./BIRN/

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme