Kronika 16 December 2025, 21:22 Nga VNA

Hetimi për ndotjen në Metalurgjik/ Gjykata e Elbasanit “shfryn” operacionin e Prokurorisë, liron 16 personat e arrestuar

Ndaje në Whatsapp

Hetimi për ndotjen në Metalurgjik/ Gjykata e Elbasanit

Gjykata e Elbasanit liroi 16 të arrestuarit e operacionit “Metalurgjiku”, duke konsideruar arrestin si të paligjshëm.

Seanca e zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit zgjati më shumë se shtatë orë, për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë, por edhe pranisë së shtetasve të huaj për të cilët ishte e nevojshme pranimi i përkthyesve të licencuar.

Gjatë operacionit, 16 persona, prej të cilëve 9 të huaj, u arrestuan fillimisht për kryerjen e veprave penale kundër mjedisit. Arrestimet u kryen pas ankesave të banorëve të zonës së Bradasheshit, që ngritën shqetësime për ndotje mjedisore.

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, zbuluan se dy kompani, CCAlb dhe GSA Ferrokrom, të cilat operonin në zonën e ish-Metalurgjikut në sektorin e ferro-kromit dhe ferrolezhave, kishin shkelur ligjin mjedisor duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën.

Nga kontrolli në terren u konstatuan shkelje të rëndësishme: kompania GSA Ferrokrom nuk trajtonte dhe nuk dërgonte mbetjet e hirit nga sistemi i pluhur kapjes tek operatorë të licencuar, ndërsa CCAlb nuk respektonte kriteret për riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive.

Si pasojë, aktiviteti i të dy kompanive u pezullua dhe u gjobitën me 10 milionë lekë (CCAlb) dhe 3 milionë lekë (GSA Ferrokrom). Në arrest përveç administratorëve Ilir Londo dhe Ergis Flaga, përfunduan edhe drejtorë prodhimi, inxhinierë, drejtues teknik, përgjegjës turni, operator furre dhe punonjës të tjerë.

Gjithashtu, nën përgjegjësi penale u vu shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme