Kronika 18 October 2025, 21:55 Nga VNA

Hetimet për Portin e Limionit – SPAK kryen kontrolle të reja ndaj zyrtarëve

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për Portin e Limionit – SPAK kryen kontrolle të reja

Pas kontrolleve në banesën dhe zyrën e biznesmenëve Artan Dulaku dhe Genard Kastrati, në kuadër të hetimeve për Portin e Limionit në Sarandë, SPAK ka urdhëruar edhe kontrolle të tjera në banesat e disa ish-zyrtarëve.

Hetuesit e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e Belioza Çokut, ish-drejtoreshë e kabinetit të ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kontrolle janë kryer gjithashtu edhe në banesën e administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi, si dhe të shtetases T. Balili.

Në listën e personave që u janë nënshtruar kontrolleve përfshihet edhe ish-deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku. Ky i fundit është marrë më herët në pyetje nga SPAK në lidhje me këtë çështje.

Baza detare e Portit të Limionit në Sarandë, e cila ishte dhënë me koncesion, është sekuestruar me vendim të GJKKO-së që në vitin 2023. Në atë kohë, u mor edhe dëshmia e ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme