Kronika 13 January 2026, 12:14 Nga VNA

Hetimet për përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron dokumentat e Hidrovorit të ri

Ndaje në Whatsapp

Hetimet për përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron

Prokuroria e Durrësit e cila po heton shkaqet e përmbytjeve në Durrës dhe rrethinat e tij, ku u shkaktua viktima e parë një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh si dhe miliona euro dëme materiale ka sekuestruar gjatë së hënës dokumentacionin që lidhet me procedurat e tenderimit dhe ndërtimit të hidrovorit të ri në Porto Romano me vlerë 19 milionë euro.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë prokurorisë së Durrësit, e cila po heton për akuzat; “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Nga hetimet e para ka dyshime se hidrovori i ri një vepër infrastrukturore e ndërtuar vitet e fundit nuk ka funksionuar dhe për pasojë janë shkaktuar dhe përmbytjet.

“Ka dyshime se nga personat e ngarkuar me funksione, të cilat kanë për detyrë menaxhimin e situatës janë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetasve dhe personave juridikë dhe kanë sjellë edhe pasojat e rënda të evidentueshme dhe të matshme mbi të mirat pasurore si edhe në jetën e një personi i cili ka humbur jetën”, thekson Prokuroria. Në Durrës gjatë javës së përmbytjes humbi jetën dhe 54-vjecari Astrit Hysenaj, që kishte dalë në zonën e Plepave për të monitoruar situatën dhe u mor nga rredhja e ujit. Të paktën 1500 shtëpi dhe mijëra hektarë tokë bujqësore ishin nën pushtetin e ujit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme