Kronika 26 December 2025, 12:17 Nga VNA

GJKKO zbarkon me kontrolle në dosjen Balluku: Në fokus edhe biznesmenët Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka

Ndaje në Whatsapp

GJKKO zbarkon me kontrolle në dosjen Balluku: Në fokus edhe

Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mëngjesin e sotëm janë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimit penal që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku. Veprimet procedurale kanë pasur për qëllim sigurimin e provave dhe verifikimin e elementëve të dosjes hetimore.

Burime për VNA konfirmojnë se kontrollet janë shtrirë edhe tek biznesmenët Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka, emra të njohur në fushën e kontratave publike.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente dhe pajisje kompjuterike, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit nga organet e drejtësisë.

Më herët, VNA publikoi detaje nga dosja hetimore, ku biznesmeni Bashkim Ulaj evidentohet si një nga operatorët ekonomikë kryesorë të Ministrisë së Infrastrukturës, përfitues i tenderave me vlera miliona euro. Nga kontrollet është sekuestruar kontrata koncensionare Thuamanë-Kashar

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme