Kronika 30 March 2026, 12:52 Nga VNA

Hetim për pastrim parash ndaj motrës së Lulzim Berishës, konflikti për një treg në Durrës nxit kallëzimin në prokurori

Ndaje në Whatsapp
Hetim për pastrim parash ndaj motrës së Lulzim Berishës,

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për motrën e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha, nën dyshimet për pastrim parash, pas një konflikti që lidhet me përdorimin e një tregu brenda në qytet.

Sipas informacionit, hetimi ka nisur mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga një prej pronarëve të tregut, i cili pretendon se prona po i merret padrejtësisht. Në të njëjtën kohë, pronarja ka paraqitur një denoncim edhe në SPAK.

Çështja lidhet me një konflikt pronësie dhe përdorimi të tregut, për të cilin tashmë prokuroria ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat dhe pretendimet e palëve.

Ndërkohë, Lulzim Berisha njihet si ish-kreu i Bandës së Durrësit. Ai ishte liruar më parë me kusht, por u arrestua sërish pasi u shpall në kërkim nga SPAK dhe aktualisht po gjykohet për vrasjen e Klodian Saliut.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme