Kronika 3 Shkurt 2026, 12:28 Nga VNA

Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO detaje për vrasjen në Shënavlash: Ekzekutimi i Besmir Haxhisë u kry gjatë pandemisë

Ndaje në Whatsapp

Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO detaje për vrasjen në

Henrik Hoxhaj, ish-i penduar i drejtësisë, ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, duke dhënë detaje për vrasjet e kryera në Shënavlash të Durrësit. Ai deklaroi se ngjarja u organizua pas dyshimeve të Nuredin Dumanit se persona të lidhur me Altin Ndocin dhe Talo Çelën po tentonin t’i atribuonin atij ngjarje kriminale.

Sipas Hoxhajt, objektiv ishte Besmir Haxhia dhe ekzekutimi u krye gjatë periudhës së pandemisë, me pjesëmarrjen e tij dhe Nuredin Dumanit, ndërsa shofer ishte Klevis Alla. Ata përdorën armë zjarri dhe u maskuan me uniforma të rreme OFL. Sulmi ndodhi në trafik, ku u hap zjarr ndaj automjetit të viktimave.

Hoxhaj pohoi se për këtë vrasje kishte marrë 35 mijë euro dhe se nuk kishte pasur komunikim të drejtpërdrejtë me personin e njohur si “Krymi”. Ai shtoi se pas arrestimit të Klevis Allës, Dumani i kishte thënë të mos shqetësohej, ndërsa më pas kishte mësuar se Alla kishte përmendur Altin Ndocin dhe Talo Çelën si porositës të ngjarjes.

Vijimi i dëshmisë:

Më vonë kemi folur për Altin Ndocin.

Arsye, Nuredini thoshte se këta duan të mi ngecin mua ngjarjet e tyre.

Ka qenë kohë covidi. Tirana ishte bosh. Ndoci e kishte shtëpinë në Misto Mame, por aty bije në sy dhe nuk e gjeje dot.

Atëherë u vendos të vritej një nga vëllezërit Haxhia, që ky të vinte në varrim e më pas të ekzekutohej.

Sipas Nuredinit, këta ishin të gjithë bashkë me Talo Çelën.

Objektivi ishte Besmir Haxhia. Do ishte edhe Nuredini. Më duket se ma ka sjellë dhe një foto.

Unë isha bashkë me Nuredinin. Shofer ishte Klevis Alla. Kur kam shkuar për këtë ngjarje kam qëndruar 2 ditë tek shtëpia e Nuredinit.

Besmiri kishte ca makina me qira dhe nje agjenci turistike.

Për ngjarjen përdorëm 3 kallashnikove dhe një armë brezi.

Ekzekutorë do ishim unë dhe Nuredini. Ai donte ta benim tek një lokal bastesh, ta thërriste. Unë nuk pranova. I thashë, ka shumë njerëz, do vriten njerëz kot.

Më vonë u nisëm me një "toyota" me portobagazh. Unë kam pasur kallashnikov në dorë. Kisha edhe një armë të shkurtër aty pranë. Veshjet i kishim uniforma OFL.  Patëm edhe maska silikoni, po nuk e vura.

Dolëm.në drekë nga shtëpia. Në shënavlash, kur kaloi makina e tij, shoferi jonë e pa që ishte me vëllanë. I tha Nuredinit, që është me vëllanë. E mirë, tha, i vrasim.

I ndoqem për pak. Ata ecnin shpejt. Pastaj u bllokuan në trafik. I dolëm në anësore dhe hapëm zjarr. Qëllova edhe unë dhe Nuredini.

Nuredini zbriti nga makina. I thashë pse del kot, se kanë mbatuar. Nuredini qëlloi por ju bllokua arma. Pastaj ju bllokua edhe tjetra. Pastaj mora unë armën. Zbrita dhe godita disa herë. Unë godita shoferin.

Shoferi na coi tek makina e Nuredinit dhe shkuam në Tiranë. Kapuçët i hodhëm në Vorë. Armët i lamë në makinën, që e mori shoferi.

35 mijë euro mora edhe për këtë.

Unë nuk kisha komunikim me Krymin.

Kur mora vesh që ishte arrestuar Klevis Alla, i thashë Nuredinit, ca bën, na more në qafë. Nuredini tha, mos u shqetëso.

Kur është kapur ai, ka thëbë që Altin Ndoci dhe Talo Çela kanë qenë mbrapa. Unë u habita, thashë ca thotë ky.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme