Kronika 14 December 2025, 15:03 Nga VNA

“Helmi” në Elbasan, mbetjet përpunoheshin në mënyrë të paligjshme

Ndaje në Whatsapp

“Helmi” në Elbasan, mbetjet përpunoheshin në

Policia e Elbasanit zbuloi një rast të përpunimit të paligjshëm të mbetjeve në ambientet e dy shoqërive CCALV sh.p.k. dhe GSA Ferrokrom sh.p.k., të licencuara për asgjësimin e metaleve joferrë, baterive dhe plastikës. Shtëllunga të dendura tymi dhe vatra zjarri të pakontrolluara u konstatuan gjatë inspektimit të ambienteve, duke treguar shkelje të rënda të standardeve mjedisore.

Procesi i asgjësimit duhet të realizohej përmes një zinxhiri të kontrolluar teknik, që përfshin kullën e ftohjes, ndalimin e shkëndijave, filtrimin dhe oxhakun, por grupi i hetimit konstatoi se mbetjet po digjeshin në nivele përtej normave të lejuara.

Për veprat penale të ndotjes së ajrit, tokës dhe ujërave, punësimit të paligjshëm, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të parave, u arrestuan në flagrancë 16 persona, ndër të cilët nëntë shtetas të huaj nga Koreja dhe India, të punësuar si operatorë furre, shoferë dhe administratorë. Gjithashtu, shtatë shtetas shqiptarë me funksione si përgjegjës turni, inxhinierë dhe drejtorë prodhimi rezultuan të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme.

Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i Bashkisë së Elbasanit, i dyshuar për shpërdorim detyre, i cili kishte për detyrë të monitoronte ndikimin e ndotjes në shëndetin e qytetarëve. Sipas policisë, në procesverbal ai kishte deklaruar se nuk kishte problematika mjedisore, por ekspertët e thirrur nga Tirana konfirmuan se mbetjet po digjeshin jashtë parametrave të lejuar.

Policia ka shpallur në kërkim edhe aksionerët e dy shoqërive, Bujar Zogu, Dritan Konica, Faejzo Mecaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka. Ndaj kompanive janë vendosur masa administrative me gjobë dhe është pezulluar aktiviteti deri në përmbushjen e kushteve ligjore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme