Kronika 6 September 2025, 18:29 Nga VNA

Harroni Bonnie e Clyde! Nënë e bir bënë “kërdinë” me vjedhje në Memaliaj dhe Përmet, në kërkim 36 vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Harroni Bonnie e Clyde! Nënë e bir bënë

Janë zbardhur gjashtë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve të fundit në Memaliaj dhe Përmet nga një duo kriminale në dukje e pazakontë: nënë e bir!

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, kanë finalizuar me sukses një operacion të koduar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Në pranga ka rënë shtetasja Z. U., 67 vjeçe, banuese në Belsh, ndërsa në kërkim është shpallur djali i saj, L. U., 36 vjeç, po ashtu nga Belshi.

Si vepronin?

Hetimet kanë zbuluar se dyshja kriminale vepronte në mënyrë të organizuar, duke studiuar më parë objektivat – banesa, lokale dhe madje edhe objekte kulti – e më pas kryenin vjedhjet në orët e vona të natës. Ata përdornin mjete të forta si leva dhe kaçavida për të hyrë në ambiente të ndryshme dhe për të marrë para apo sende me vlerë.

Rastet e zbardhura të vjedhjeve:

Në 4 maj fshati Vasjar, Memaliaj – u vodhën bizhuteri floriri dhe para nga banesa e shtetasit P. Ll.

Në 10 korrik fshati Krahës – vjedhje në një objekt kulti.

Në 7 gusht fshati Sukë, Përmet – sërish vjedhje në objekt kulti.

Në 23 gusht fshati Petran, Përmet – u vodhën para nga lokali i shtetasit A. L.

Në 4 shtator Memaliaj – dy vjedhje të tjera: një në objekt kulti dhe një në lokal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 automjet

1 celular

Mjete të përdorura për vjedhje (levë dhe kaçavida)

Policia vijon punën për kapjen e 36-vjeçarit, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme që mund të lidhen me këtë grup.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

 

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme