Kronika 24 November 2025, 22:04 Nga VNA

Hamzah Uka dorëzohet i plagosur në këmbë para forcave RENEA

Ndaje në Whatsapp
Hamzah Uka dorëzohet i plagosur në këmbë para forcave RENEA

Pas rreth 15 orësh rrethimi intensiv nga forcat RENEA dhe policia, dy të dyshuarit Julian Cumrraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme. Dorëzimi erdhi pas thirrjeve të vazhdueshme të familjarëve të tyre, të cilët ndërhynë për të bindur të afërmit të dorëzoheshin pa rezistencë.

Gjatë procesit të vetëdorëzimit, është konstatuar se Hamzah Uka është i plagosur në këmbë. Rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta dhe pritet që autoritetet të japin sqarime të mëtejshme.

Dy të dyshuarit fshiheshin në një banesë të braktisur në zonën e Oroshit, ku u pikasën fillimisht nga policia e Pukës rreth orës 06:00 të mëngjesit. Për shkak të dyshimeve se ata ishin të armatosur rëndë dhe të lidhur me një grup terrorist, në mbështetje u nisën menjëherë forcat speciale RENEA.

Pas dorëzimit të tyre, forcat RENEA pritet të hyjnë në banesë me qen të specializuar për të kontrolluar për eksploziv dhe çdo material tjetër të dyshimtë që mund të jetë fshehur në ambientet e braktisura.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme