Kronika 21 February 2026, 11:03 Nga VNA

Hakmarrje në polici. Përjashtime, ulje gradash dhe presion ndaj zyrtarëve që s’i binden Ilir Prodës

Ndaje në Whatsapp
Hakmarrje në polici. Përjashtime, ulje gradash dhe presion ndaj

Zyrtarët e policisë që s’i binden Ilir Prodës përballen me hakmarrje. Ditët e fundit, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka firmosur një sërë masash të rënda ndaj disa zyrtarëve. Për Taulant Gjokën, ish-zv.drejtor për Rendin në Drejtorinë e Policisë në Lezhë është vendosur përjashtimi nga radhët e Policisë së Shtetit. Gjoka ishte ndëshkuar më herët duke u transferuar shef sektori i sigurisë publike në DVP Shkodër.

E njëjta masë, ajo e përjashtimit është firmosur edhe për Sadik Kateshin, ish-zv.drejtor Policia në Elbasan.

“Shpatës” së Ilir Prodës nuk i ka mbijetuar as Mariglen Duçi, ish-shef komisariati në Malësi të Madhe, aktualisht shef Sektori për hetimin e krimeve në Kukës. Edhe për Duçin është vendosur masa e largimit nga radhët e policisë. Zyrtarët e kanë ankimuar masën, por gjasat që të ketë ndryshime janë të pakta, çka do t’i detyrojë ata t’i drejtohen Gjykatës Administrative.

Por këta emra nuk janë të vetmit që janë përballur me presion dhe kërcënime për largim nga Ilir Proda. Altin Mena, një nga kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, rivali kryesor i Prodës, është ndëshkuar me ecuri disiplinore me ulje grade për 5 vite.

Me të njëjtin presion për ulje në gradë po përballet dhe një tjetër zyrtar i lartë policie, Dorian Muça, i cili edhe është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës, pasi vite më parë i është vënë tritol në derën e banesës.

Burimet thonë se shumë oficerë të tjerë policie janë nën presion dhe zgjedhin të largohen me dorëheqje nga radhët e policisë. Por deri kur do të vijojë kjo? A mund të drejtohet Policia e Shtetit me inate personale?

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme