Kronika 14 April 2026, 14:38 Nga VNA

Hakerimi i SPAK, avokatët e ish-kreut te Burgjeve kërkojnë të njihen me aktet e dosjes

Ndaje në Whatsapp

Hakerimi i SPAK, avokatët e ish-kreut te Burgjeve kërkojnë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj ish-kreut të Burgjeve Agim Ismaili, i akuzuar për hakerimin e sistemeve të SPAK bashkë me Arnold Rrokaj e Zambak Gjonin, ish-zyrtarë.

Gjatë seancës avokatët kërkuan të njihen me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake. "Nuk na është vënë në dispozicion ai vendim. Ne kërkojmë që të ndërpritet kjo seancë në mënyrë që të njihemi me vendimin", theksuan ata.

SPAK u shpreh të pranohet kërkesa e të pandehurit sa i takon vënies në dispozicion të vendimit, por të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Gjykata e konsultuar në vend vendosi që të pranoje kërkesën e mbrojtes në mënyrë që t’i vihet në dispozicion vendimi i seancës paraprake. Gjykata vendos të pezullojë afatet e paraburgimit deri në seancën e radhës duke qenë se shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e tyre. Seanca e radhës do të mbahet më 27 prill.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme