Kronika 20 December 2025, 10:18 Nga VNA

Grupi kriminal i AKSHIT, SPAK hetim disa zyrtareve të lartë të policisë. Rezultojnë të jenë rekrutuar nga Ergys Agasi

Ndaje në Whatsapp

Grupi kriminal i AKSHIT, SPAK hetim disa zyrtareve të lartë të

Në kuadër të hetimit të grupit kriminal që vepronte në Agjencinë Kombetare të Shoqërisë së Informacionit, ku janë shpallur në kërkim dy biznesmenët kontroversë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa në arrest shtëpie janë dërguar drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karcanaj dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi, SPAK ka celur një hetim të ri dhe po verefikon rolin e disa zyrtarëve të lartë të policisë, që kanë patur kontakte me atë që konsiderohet si eminenca gri e kryeministrit.

Burime të besuara bëjnë me dije se janë zbuluar takime të Ergys Agasit me zyrtarë të policisë si dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme dhe po hetohet nëse mes tyre është biseduar për afera korruptive apo ndikim për të bërë emërime në administratë apo për tendera. Po në kuadër të këtij hetimi është kontrolluar banesa zyrtares së policisë Ervina Gjana, e cila rezulton të jetë e përfshirë në skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS.

Gjana pavarësisht këtij skandali ka vijuar të qëndrojë në detyrë si zyrtare e policisë. SPAK ka dyshime se pas vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS qëndron i njëjti grup kriminal, që rrëmbënte biznesmenë dhe zyrtarë të ndryshëm. Në rastin e rrëmbimit të Geront Meces grupi kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri e kanë detyruar të hiqte dorë nga ankimimet për procedurat tenderuese.

Mece u rrëmbye nga persona të veshur me uniformë policie dhe të BKH-së. Ende nuk është konfirmuar nëse personat që e rrëmbyen janë punonjës policie apo rrëmbyes të veshur si policë. Gjithsesi, SPAK ka zbuluar se banda e Ergys Agasit, i konsideruar si koordinatori i Edi Ramës me bosët e krimit, ka rekrutuar zyrtarë të lartë të policisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme