Kronika 10 February 2026, 13:58 Nga VNA

Grumbuj mbeturinash në QSUT, kërcënim real për shëndetin e pacientëve

Ndaje në Whatsapp

Grumbuj mbeturinash në QSUT, kërcënim real për

Grumbujt e mbeturinave nuk janë më vetëm një problem estetik i rrugëve të Tiranës, por një kërcënim serioz shëndetësor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në territorin ku qytetarët shkojnë për t’u shëruar, sot rrezikojnë të infektohen.

Me vetëm një mjet pastrimi që funksionon sporadikisht dhe një punëtor të vetëm, situata është jashtë çdo kontrolli. Plehrat qëndrojnë për orë e ditë të tëra pa u larguar, në një periudhë kur fluksi i pacientëve nga virozat është në rritje, duke shtuar rrezikun për përhapjen e infeksioneve.

Mjekët infeksionistë paralajmërojnë se mbeturinat spitalore janë burim i drejtpërdrejtë i sëmundjeve, por në QSUT kjo duket se injorohet. Neglizhenca është e dukshme jo vetëm nga shërbimet e pastrimit, por edhe nga vetë stafi sanitar, ku mbetjet hidhen pa kriter dhe pa asnjë standard sigurie.

Në spitalin më të madh në vend, papërgjegjshmëria po kthehet në rrezik publik, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme