Kronika 14 October 2025, 21:54 Nga VNA

Greqi, vrau pronarin grek dhe kujdestarin e tij shqiptar, arrestohet në shtëpinë e tij në Kalithea autori i krimit të dyfishtë

Ndaje në Whatsapp
Greqi, vrau pronarin grek dhe kujdestarin e tij shqiptar, arrestohet në

Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Finikounda është arrestuar nga policia greke në banesën e tij në Kallithea. Megjithatë, ai deri më tani ka mohuar çdo përfshirje në ngjarjen e rëndë që tronditi Greqinë. Më herët, të martën në mëngjes, miku i tij 22-vjeçar iu dorëzua Byrosë Greke Kundër Korrupsionit, i shoqëruar nga avokati i tij, në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në kampingun e Finikoundës të dielën, më 5 tetor.

Sipas dëshmisë së të riut, një nga viktimat — pronari i kampingut — e kishte ngacmuar seksualisht në verën e vitit 2022, gjatë një vizite që ai kishte bërë në të njëjtin kamping. Avokati i 22-vjeçarit, Charalambos Lykoudis, foli për rastin, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë motiv financiar për sulmin, as çështje trashëgimie, ndërsa vrasja ka qenë rezultat i një tentative për ta frikësuar viktimën.

“Qëllimi nuk ishte vrasja, por frikësimi dhe zhvatja e parave. Vrasja ndodhi spontanisht,” – u shpreh avokati.

Sipas tij, shoferi i motoçikletës nuk kishte asnjë lidhje me viktimën, ndryshe nga klienti i tij 22-vjeçar, i cili kishte pasur, siç e cilësoi ai, “një marrëdhënie personale dhe të dhimbshme” me pronarin e kampingut.

Avokati Lykoudis sqaroi gjithashtu se klienti i tij kishte bërë përpjekje për të frikësuar 68-vjeçarin me një pistoletë ajrore, pak para se të ndodhte vrasja, diçka që ai vetë e ka pranuar para autoriteteve.

“Ai erdhi vullnetarisht dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Është 22 vjeç, pa asnjë precedent penal. Nuk ka lidhje familjare apo motiv financiar.

Ai ishte pasagjer në motor gjatë incidentit, djali me pantallona të shkurtra që shihet në sediljen e pasme,” – deklaroi Lykoudis.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në kamping

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit 2025, në një kamping në Finikounda, ku autori, me fytyrë të mbuluar, hyri me forcë në recepsionin ku ndodhej pronari 68-vjeçar bashkë me kujdestarin e tij shqiptar 60-vjeçar dhe një mik të vjetër. Autori i armatosur qëlloi me gjakftohtësi drejt pronarit, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun e tij që tentoi të arratisej nga vendngjarja. Në momentin e vrasjes së dyfishtë, në kamping ndodhej edhe nipi i pronarit, i cili arriti të shpëtonte duke u larguar nga vendi i krimit. Pas disa ditësh hetimesh intensive, policia greke identifikoi autorin dhe e arrestoi atë në banesën e tij në Kallithea, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe përfshirjes së bashkëpunëtorëve në ngjarjen tragjike që tronditi opinionin publik grek.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme