Kronika 8 October 2025, 18:53 Nga VNA

Greqi/Shtyhet zhvarrimi i Denis Ruçit, familja kërkon ekspertë të huaj

Ndaje në Whatsapp
Greqi/Shtyhet zhvarrimi i Denis Ruçit, familja kërkon ekspertë

Një ditë pasi doli nga greva e urisë, shqiptari në Greqi, Pano Ruçi ka kërkuar ekspertë të huaj për të analizuar trupin e djalit të ndjerë. Ndaj zhvarrimi i trupit të Denis Ruçit, të riut shqiptar që humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempi-t në Greqi, është shtyrë për një datë të pacaktuar. Vendimi erdhi pas një kërkese të re nga familja, e cila ka kërkuar përfshirjen e ekspertëve të pavarur ndërkombëtarë në proces.

Autoritetet greke kishin dhënë dritën jeshile për kryerjen e analizave toksikologjike dhe të ADN-së, pas kërkesave të vazhdueshme të familjes – kërkesa që çuan edhe në përfundimin e grevës 23-ditore të Pano Ruçit, babait të Denis-it. Por familja, tashmë e zhgënjyer nga institucionet greke, kërkon që ekspertiza të vijë nga jashtë vendit.

Sipas Prokurorisë së Larisës, procesi është shtyrë për t’u dhënë kohë konsulentëve teknikë të familjes që të mbërrijnë në Greqi dhe të marrin pjesë në zhvarrim, përkrah një mjeku ligjor shtetëror dhe përfaqësuesve të Hetimeve Kriminale.

“Nuk i besojmë askujt në Greqi, pas asaj që kemi përjetuar. Duam që gjithçka të bëhet sipas ligjit dhe me praninë e ekspertëve tanë ndërkombëtarë,” deklaroi Pano Ruçi për emisionin “Live News” në televizionin “Mega”.

Ai sqaroi se mostrat që do të merren gjatë zhvarrimit do të analizohen edhe jashtë Greqisë për të garantuar një vlerësim të pavarur. Data e re e procedurës pritet të bëhet publike brenda pak ditësh.

Familja Ruçi vijon të kërkojë transparencë dhe drejtësi për vdekjen tragjike të Denis-it, një nga viktimat e aksidentit që tronditi Greqinë dhe solli në qendër të vëmendjes përgjegjësitë e autoriteteve për sigurinë hekurudhore.

 

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme