Kronika 10 November 2025, 08:38 Nga VNA

Greqi/ Shkatërrohet banda e priftërinjve, bashkëpunonin me shqiptarë për trafik droge dhe emigrantësh

Ndaje në Whatsapp
Greqi/ Shkatërrohet banda e priftërinjve, bashkëpunonin me

Athinë, Greqi – Një operacion i madh policor i Agjencisë Kundër Drogës ka goditur një organizatë kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine, marijuane dhe emigrantë të paligjshëm, ku të përfshirë rezultuan edhe tre priftërinj.

Sipas autoriteteve greke, grupi drejtohej nga një grua 52-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila vepronte së bashku me një tjetër shqiptar 42-vjeçar. Në skemën kriminale ishin pjesë edhe tre klerikë, të cilët dyshohet se luanin rolin e transportuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Drogë e fshehur brenda kishës

Hetimet zbuluan se droga fshihej brenda një kishe në Rrugën Liosion në Athinë. Njëri prej priftërinjve, 46 vjeç, shfrytëzonte institucionin fetar për të ruajtur dhe shitur lëndët narkotike, madje në disa raste u kap teksa dilte i veshur me rrobat e priftit për t’ia shitur drogën klientëve.

I njëjti person, me një profil të pazakontë publik — ish-prift, model, këngëtar dhe kuzhinier — dyshohet se kishte rol aktiv në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Arrestimi me 2.1 kg kokainë

Prifti i dytë, 40 vjeç, u arrestua në Rodos, pasi mori një valixhe me 2 kg e 188 gramë kokainë, të cilën më pas ua dorëzoi një 38-vjeçari me origjinë shqiptare.

Ndërsa prifti i tretë, 52 vjeç, ndodhej tashmë në burgun e Komotinit, pasi më 6 shtator ishte arrestuar për transportim të emigrantëve të parregullt. Ai u kap nga patrullat e Rojës Kufitare të Sapës në Rodope, duke transportuar me makinë 6 migrantë që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri greko-turk.

Rrjeti kriminal me lidhje shqiptare

Sipas dosjes hetimore, të pandehurit bashkëpunonin ngushtë me shtetas shqiptarë, të cilët kishin role në transportin dhe shpërndarjen e drogës, si dhe në rrjetin e trafikut të emigrantëve.

Operacioni vijon

 

 

 

Autoritetet greke bëjnë me dije se hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera, pasi dyshohet se rrjeti kishte shtrirje më të gjerë se sa tre priftërinjtë dhe bashkëpunëtorët e deritanishëm.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme