Kronika 23 August 2025, 18:17 Nga VNA

Greqi/Pas arrestimit, 40 vjeçari shqiptar nuk shfaq pendesë për vrasjen e gruas

Ndaje në Whatsapp
Greqi/Pas arrestimit, 40 vjeçari shqiptar nuk shfaq pendesë për

Menjëherë pas arrestimit të tij, mediat greke kanë publikuar pamje tronditëse nga momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar që tronditi opinionin publik me një akt makabër në Volos të Greqisë. Ai akuzohet për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e ndodhur në sy të katër fëmijëve të tyre të mitur.

Sipas raportimeve nga protothema.gr, arrestimi i Nakolecit ndodhi pasditen e së shtunës (23 gusht), ndërsa ai po qëndronte i fshehur vetëm 200 metra larg vendit të krimit. Policia greke arriti ta lokalizojë në rrugën Evripidou, në qendër të qytetit, ku ai ishte strehuar në një arë dhe kishte veshur rroba të gjetura në një kosh plehrash për të mos u identifikuar. Ai nuk kishte me vete as telefon celular, as ndonjë objekt tjetër që mund të ndihmonte në ndjekjen e tij.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur oficerët e policisë ndërhyjnë dhe e ndalojnë 40-vjeçarin, i cili, sipas burimeve të mediave greke, është shfaqur i qetë dhe pa ndonjë shenjë pendese. Në fjalët e para pas arrestimit, ai ka thënë:

“Gruaja ime më tradhtonte, çfarë duhet të bëja unë?” – deklaratë kjo që ka shtuar edhe më shumë zemërimin e publikut grek dhe shqiptar.

Ngjarja ndodhi më 22 gusht, kur autori e goditi për vdekje me mjet prerës bashkëshorten e tij në banesën e tyre, në prani të fëmijëve, të cilët përjetuan një traumë të rëndë psikologjike. Pas krimit, Nakoleci u arratis dhe ishte në kërkim për më shumë se 24 orë, derisa u kap nga policia.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme