Kronika 1 November 2025, 20:21 Nga VNA

Grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit: në pranga dhe një grua 38-vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit: në pranga dhe një grua

Një grua 38-vjeçare është arrestuar dhe vënë nën akuzë për bashkëpunim në grabitjen e ndodhur në Muzeun e famshëm të Luvrit në Paris. Ajo akuzohet për “vjedhje të organizuar në bashkëpunim” dhe “konspiracion kriminal”, pas një hetimi të gjerë që ka përfshirë policinë franceze dhe njësitë speciale kundër krimit të organizuar.

Sipas mediave franceze, gjykata ka urdhëruar që e dyshuara të qëndrojë në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Arrestimi i saj u krye në fillim të kësaj jave, së bashku me katër persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në grabitje. Dy prej të arrestuarve kanë “pranuar pjesërisht” pjesëmarrjen e tyre në ngjarje, ndërsa një tjetër person mbetet ende në kërkim.

Grabitja ka ndodhur më 19 tetor 2025, menjëherë pasi muzeu hapi dyert për vizitorët. Katër burra të maskuar, sipas burimeve të policisë, kanë hyrë në Galerinë e Apollonit – një nga hapësirat më të njohura të Luvrit – përmes një ballkoni që ndodhet pranë lumit Sena. Ata kanë përdorur një ashensor mekanik të vjedhur për të depërtuar brenda, kanë thyer xhamat mbrojtës dhe kanë marrë bizhuteri me vlerë të përllogaritur në rreth 88 milionë euro.

I gjithë operacioni, sipas kamerave të sigurisë, ka zgjatur vetëm katër minuta. Pas grabitjes, autorët janë arratisur me dy skuterë që i prisnin jashtë ndërtesës dhe kanë humbur gjurmët në rrugët e Parisit. Megjithëse policia ka arrestuar disa prej të dyshuarve, bizhuteritë e vjedhura nuk janë gjetur ende. Hetuesit po verifikojnë mundësinë që ato të jenë transportuar jashtë Francës përmes një rrjeti ndërkombëtar trafikimi.

Grabitja e 19 tetorit konsiderohet një nga më të sofistikuarat e dekadës së fundit në Europë, si për mënyrën e ekzekutimit, ashtu edhe për vlerën marramendëse të objekteve të vjedhura. Hetimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe për rikuperimin e bizhuterive të grabitura.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme