Kronika 8 November 2025, 07:51 Nga VNA

Grabiti paratë e klientit/ Ish-drejtori i një banke në Kombinat arrestohet në Londër, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Grabiti paratë e klientit/ Ish-drejtori i një banke në Kombinat
Florant Nako

Autoritetet britanike kanë arrestuar 40-vjeçarin Florant Nako, ish-drejtor banke, i kërkuar nga Interpol Tirana për disa episode vjedhjeje të ndodhura gjatë viteve 2018 dhe 2019 në degën ku ai punonte në Kombinat.

Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, Nako akuzohet se më 15 tetor 2018 ka përvetësuar 4,000 euro nga llogaria e klientit Nikolla Nika. Ai dyshohet gjithashtu se më 8 korrik 2019 ka tërhequr në mënyrë të paligjshme 1,300,000 lekë nga e njëjta llogari, ndërsa më 26 korrik 2019 ka marrë edhe 550,000 lekë të tjera, sërish në dëm të po të njëjtit klient.

Nako pritet të dalë sërish para gjykatës londineze më 11 nëntor 2025, ku do të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Në një njoftim të bërë publik në vitin 2020, Policia e Tiranës deklaronte:

“Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi katërmujor, pas denoncimit të bërë nga banka, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti. Florant Nako tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’.”

Ndërkohë, banka reagoi duke theksuar:

“Që nga momenti i parë i konstatimit të incidentit, janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.”

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme