Kronika 24 August 2025, 11:17 Nga VNA

Grabitësit shkëmbejnë zjarr me policinë, detajet e ngjarjes që tronditi dhe dasmorët në Vorë. Videot

Ndaje në Whatsapp
Grabitësit shkëmbejnë zjarr me policinë, detajet e ngjarjes

Detaje të reja dalin në dritë nga përplasja e dy grabitësve me policinë e Shtetit, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur, ndërsa tjetri përfundoi në pranga.

Burimet bëjnë me dije se në ndjekje të tyre u vunë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një telefonate që morën nga drejtuesi i një makine G Clas, i cili iu tha se dy persona të armatosur kishin dalë përpara dhe tentuan ti grabisnin automjetin. Sipas telefonuesit, ai kishte rezistuar dhe ishte larguar me shpejtësi, edhe pse në drejtim të tij kishin qëlluar me armë. Policia arriti ta pikaste automjetin në afërsi të Cifligut në autostradën Tiranë-Durrës.

Rezultoi se automjeti që ata kishin në ndjekje ishte vjedhur mbrëmjen e 21 gushtit nga dy persona, të cilët rreth 03:40 të datës 21 gusht grabitën me dhunë punonjësin e një pike karburenti në Sukth duke i marrë lekët e xhiros.

Pavarësisht se po ndiqeshin nga policia, grabitësit bënë rezistencë dhe u larguan me shpejtësi në drejtim të Vorës.

Policia arriti ti rrethonte në afërsi të rrethrotullimit në Vorë, që të lidh me rrugën dytësore. Pak metra larg vendit ku u shkëmbye zjarr mes grabitësve dhe policisë ndodhej një lokal ku po zhvillohej dasmë, cka shtoi tensionin te forcat e policisë. Për 20 minuta me radhë ata refuzuan edhe pse Ardit Domi, një prej të dyshuarve kishte mbetur i plagosur.

Në kushtet kur e pa veten të rrezikuar, ai vendosi të dorëzohej, ndërsa rezistenca vijonte nga Lorenc Çali nga fshati Bilalas në Shijak.

Burimet nga vendngjarja, thanë se ai vendosi të dilte nga makina pas shumë negociatash me policinë. Ndërsa, dasmorët që  ndodheshin në lokalin pranë vendit të ngjarjes, u larguan nga andej me ndihmën e policisë, me qëllim që të mos dëmtohej vendi i ngjarjes.

Në videot me poshtë janë fokusuar të gjitha momentet e aksionit policor, por edhe momenti kur dy grabitësve ju bëhet thirrje të dorëzohen.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme