Kronika 24 October 2025, 18:20 Nga VNA

Gomonia shqiptare lëshon sinjalin “SOS” në brigjet greke, arrestohet skafisti nga Saranda, sekuestrohet dhe marijuanë

Ndaje në Whatsapp
Gomonia shqiptare lëshon sinjalin “SOS” në brigjet greke,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në ujërat greke, ku një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin ndërkombëtar të emergjencës “SOS” pranë brigjeve të Greqisë. Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Pas sinjalit të ndihmës, menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur mjetet lundruese të Policisë Kufitare të Korfuzit dhe Igumenicës, ndërsa njoftim për ndihmë është përcjellë edhe në Policinë Kufitare të Sarandës.

Në vendngjarje, autoritetet greke kanë gjetur një gomone gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, një shtetas shqiptar, i cili është identifikuar si Edmond Musa, 50 vjeç, me origjinë nga Saranda dhe i njohur me pseudonimin “Çimoni”. Sipas burimeve, ai është person i skeduar më parë për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Fillimisht, Musa është arrestuar për akuzat e “kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “mbytjes së mjetit lundrues”, ndërsa është transportuar në Portin e Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Filatit për të marrë ndihmë mjekësore.

Megjithatë, pas dyshimeve të ngritura mbi aktivitetin e tij, policia greke është rikthyer në vendngjarje për një kontroll më të hollësishëm. Për shkak të rrymave detare, gomonia ishte zhvendosur pranë zonës së Sajadhës, ku gjatë kontrollit të detajuar u zbulua një sasi e madhe marijuane, e fshehur me kujdes në pjesët e brendshme të mjetit lundrues. Sipas mediave greke, lënda narkotike është sekuestruar dhe aktualisht po transportohet drejt Portit të Igumenicës, ku do të peshohet për të përcaktuar sasinë e drogës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme