Kronika 7 March 2026, 13:26 Nga VNA

Goditja e grupit të Inez Hajrullës / AMP arreston me urdhër të SPAK shefin e seksionit në Policinë e Kukësit

Ndaje në Whatsapp

Goditja e grupit të Inez Hajrullës / AMP arreston me urdhër

Në kuadër të aksionit që goditi grupin e Inez Hajrullës në Vlorë, AMP, me urdhër të SPAK, ka arrestuar punonjësin e policisë, Rezart Kuçi. Ndaj tij janë ngritur akuzat për “shpërdorim detyre”, “trafik droge” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Aktualisht, Kuçi ishte shef seksioni dhe ekspert i policisë shkencore në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.

Më parë, ai ka qenë zëvendës-shef komisariati dhe shef për hetimet e krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 1 në Tiranë. Kuçi gjithashtu ka mbajtur më parë postin e shefit të komisariatit dhe shef për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Vlorë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme