Kronika 14 Prill 2026, 12:55 Nga VNA

Goditi për vdekje me çekiç fqinjin e tij, Gjykata e Apelit dënon me burgim të përjetshëm Isuf Hasën

Ndaje në Whatsapp

Goditi për vdekje me çekiç fqinjin e tij, Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit dënoi me burgim të perjetshëm Isuf Hasën. Ai u cilësua fajtor për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen e Xhemal Metës, fqinj i tij të cilin e goditi me çekiç.

Vrasja e Xhemal Metës

I pandehuri Isuf Hasa dhe viktima Xhemal Meta kanë qenë miq prej vitesh me njëri-tjetrin, njiheshin prej vitit 2003 dhe të dy jetonin në fshatin Shëngjin i Vogël, Qafmollë. Viktima Xhemal Meta mbante me vetë gjithmonë një sasi lekësh, fakt që dihej nga i pandehuri, që ishte shok me të. Më datë 13 janar 2025 i pandehuri ka shkuar te banesa e viktimës, për të pirë sëbashku kafen e mëngjesit si zakonisht, duke marrë me vete dhe një cekic. Pasi kanë pirë kafen, të dy kanë dalë pasi Xhemal Meta do të nisej drejt Tiranës. Isuf Hasa e ka goditur me cekic pas koke viktimën, duke e lënë të vdekur. Ai i ka marrë paratë që mbante me vetë dhe është larguar drejt Tiranës. Paratë ai i ka cuar te vajza e tij. Edhe cekicin që goditi mikun e tij e la në banesën e vajzës. Viktima është gjetur i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët e tij të cilët kanë njoftuar policinë.

Dëshmia e Saimir Metës

Saimir Meta, djali i viktimës, deklaroi se e telefonoi babain e tij për shkak se kishte rënë dëborë në fshat dhe për ta pyetur nëse ishte mirë. Babai i ka thënë se ndodhej në shtëpi dhe se ishte mirë. Ai shpjegon se e ka telefonuar rreth orës 15.30 por babai nuk i është përgjigjur. Të nesërmen, më datë 13 janar Saimir Meta thotë se i telefonoi në mëngjes herët babait, por ai sërish nuk u përgjigj. Gjysmë ore më vonë e ka telefonuar mbesa dhe i ka thënë se kishte telefonuar gjyshin dhe si ishte përgjigjur. Saimiri iu shpjegoi hetuesve se vëllai tjetër Fatmiri ishte nisur për në fshat, ndërsa djali i xhaxhait të tij kishte dërguar një komshi të shtëpia për të parë cfarë kishrte ndodhur. Ai iu kishte thënë se Xhemali ishte i shtrirë në hyrje të banesës. “Im vëlla Fatmiri më telefonoi dhe më tha se babai ka ndërruar jetë”, dëshmoi Saimir Meta.
Përgjimet telefonike

Pas ngjarjes së rëndë prokuroria vuri në përgjim të dyshuarin Isuf Hasa, vajzat e tij, bashkëshorten, dy djemtë dhe nipin e viktimës, si dhe kryeplakun e fshatit ku jetonin viktima Xhemal Meta dhe Isuf Hasa.

Dy vajzat e Isuf Hasës bisedojnë me njëra-tjetrën lidhur me ngjarjen e rëndë. “Eee kam fjet gjumë gjithë natën tu qa. U nisa me u ull nballkon, isha keq…..mora babin me të mira. O Ba i thshë trego mu, cfarë të bëj se jam me kalama të vogël. I thashë boll kam problemet e mia. E mora me të mira, tu fol kështu, i thashë t’u e provoke. I thashë: O ba a ke provu aty mos me ngel….a kishte mbaru punën”. Po po tha, jam keq, nuk e mban dot veten”, thotë njëra nga vajzat gjatë bisedës më motrën. Gjatë bisedës ajo i shprehet motrës së babai e ka pranuar se e ka kryer ai krimin.

Video

Rrini të qetë… QSUT do të shkëlqejë dhe premtimi do të mbahet. Thjesht duhet të prisni dhe qindra vjet

Një pallat u dogj sot thuajse plotësisht ndërsa jeta e banorëve u rrezikua seriozisht. Këto janë momentet kur forca të policisë dhe të zjarrfikësve hynë në pallat mes flakëve për të shoqëruar jashtë banorët.

Zjarri tek kompleksi i kompanisë Arlis, helikopterët Cougar furnizohen me ujë tek Liqeni Farkës

Momentet e para të zjarrit tek kompleksi Arlis tek Farmacia 10

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme