Kronika 1 December 2025, 14:21 Nga VNA

Goditi me thikë 60-vjeçarin gjatë konfliktit, arrestohet autori në Has

Ndaje në Whatsapp

Goditi me thikë 60-vjeçarin gjatë konfliktit, arrestohet autori

Është arrestuar 62-vjeçari, Qazim Cahani, i cili tentoi të vriste me mjet prerës një tjetër të moshuar, pas një konflikti që kishin pasur për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, ndërsa i dëmtuari, 60-vjeçar, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme