Kronika 15 February 2026, 11:54 Nga VNA

Goditet skema e trafikimit me makina me qira, arrestohet 35 vjeçarja, merrte 2 500 euro për emigrant nga Gjirokastra në Muriqan

Ndaje në Whatsapp
Goditet skema e trafikimit me makina me qira, arrestohet 35 vjeçarja,

Një skemë e mirëorganizuar e trafikimit të emigrantëve, që dyshohet se ka funksionuar prej tre vitesh në territorin shqiptar, ka çuar në pranga Elsona Çoba, 35 vjeçe. Ajo u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u kap në flagrancë duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Me origjinë nga Laçi dhe banuese në Rrogozhinë, Çoba dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti që organizonte kalimin e emigrantëve nga vendet e treta përmes Shqipërisë drejt Mali i Zi, me destinacion final Italinë. Para hetuesve ajo ka zgjedhur të mos flasë, duke refuzuar të zbulojë emra apo detaje mbi bashkëpunëtorët e saj.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, 35-vjeçarja përfitonte rreth 2 500 euro për çdo emigrant, të cilët i merrte në zonën e Gjirokastrës dhe i transportonte deri në Muriqan. Pas një ndalese disaorëshe në Vorë, emigrantët transferoheshin në automjete të tjera dhe vijonin rrugën drejt Shkodrës, ku më pas merreshin nga grupe të tjera kriminale për t’u kaluar në shtete të tjera.

Hetimet vijojnë edhe për të paktën dy persona të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e të njëjtit rrjet. Për të shmangur zbulimin, Çoba merrte me qira deri në tre automjete njëkohësisht në zona të ndryshme si Tirana, Rinasi apo Fushë Kruja, duke i ndërruar vazhdimisht. Emigrantët e kapur në këtë operacion rezultojnë të jenë nga Egjipti dhe Jemeni.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme