Kronika 11 October 2025, 18:48 Nga VNA

Goditet rrjeti i madh i trafikut në Itali, të përfshirë dhe shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Goditet rrjeti i madh i trafikut në Itali, të përfshirë dhe

Në Milano dhe rrethinat e saj policia italiane ka zhvilluar një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e drogës. 

Hetimet, të cilat zgjatën me muaj, zbuluan një sistem të organizuar mirë, ku përfshiheshin si shtetas shqiptarë ashtu edhe italianë, të cilët operonin në disa zona të qytetit dhe provincës përreth.

Gjithçka nisi pasditen e një dite të zakonshme, kur patrullat e policisë kryen një kontroll në një apartament në zonën Pieve Emanuele, në jug të Milanos. Apartamenti, i dyshuar se shërbente si pikë magazinimi për drogën, rezultoi të kishte një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të fshehura në mënyrë të sofistikuar. Hashash, marijuanë, ketaminë dhe pajisje të tjera për përpunimin dhe ndarjen e drogës u sekuestruan menjëherë. Një 29-vjeçar italian u arrestua në këtë aksion.

Pak orë më pas, në një ndalesë tjetër në qendër të Milanos, u identifikua një tjetër automjet i dyshimtë, në të cilin udhëtonin dy italianë. Në çantën e njërit u gjetën mbi 2 kg drogë, ndërsa kontrolli i mëvonshëm në banesën e tij zbuloi një tjetër sasi të madhe hashashi dhe cigare elektronike të ngarkuara me përbërës psikoaktivë.

Hetimet e policisë vazhduan në mënyrë të koordinuar dhe kulmuan në një tjetër ndërhyrje pranë Cornaredo, ku një automjet luksoz me dy pasagjerë – një shqiptar dhe një italian – u ndalua nga efektivët. Gjatë kontrollit, një shumë e madhe parash u gjet e fshehur në rrobat e shtetasit shqiptar, ndërsa partneri i tij rezultoi të kishte në posedim mbi një kilogram kokainë.

Zhvillimet çuan në një tjetër bastisje, këtë herë në një banesë të përdorur si depo, ku u sekuestruan mbi 15 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme dhe një armë zjarri e llojit pistoletë me kalibër 8 mm.

Në total, operacionet rezultuan me shtatë persona të arrestuar, kapjen e rreth 50 kilogramëve drogë dhe sekuestrimin e pajisjeve për përpunim, paketim dhe matje të substancave narkotike, përfshirë edhe sasi të konsiderueshme parash të gatshme.

Policia italiane e ka cilësuar këtë operacion si një goditje të rëndësishme ndaj një strukture që jo vetëm shpërndante drogë në shkallë të gjerë, por kishte ngritur edhe një sistem funksional për menaxhimin e fitimeve dhe logjistikës së trafikut.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme