Kronika 21 January 2026, 12:53 Nga VNA

Goditet grupi kriminal në Tiranë: Shiste armë zjarri në Tufinë dhe Fresk

Ndaje në Whatsapp

Goditet grupi kriminal në Tiranë: Shiste armë zjarri në

Policia e Tiranës goditi një grup kriminal që dyshohet se furnizonte me armë grupet kriminale. Pjesë e këtij grupi dyshohet të jenë shtetasit Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti. Ndërsa një person i katërt, shtetasi E. S., 28 vjeç, u shpall në kërkim.

Goditet grupi kriminal në Tiranë: Shiste armë zjarri në

Në foto Ilir Zyberi

Njëri prej të arrestuarve, Ilir Zyberi, ka qenë i dënuar më herët me 22 vite burgim për vrasjen e një italiani. Ai është vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin “Migjeni” në vitin 2021.

Policia njoftoi se Artur Brahimaj dhe Ilir Zyberi u kapën në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikovë. “Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk”, njoftoi policia.

Goditet grupi kriminal në Tiranë: Shiste armë zjarri në

Në foto Artur Rushiti

Goditet grupi kriminal në Tiranë: Shiste armë zjarri në

Në foto Artur Brahimaj

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme