Kronika 13 Shkurt 2026, 19:06 Nga VNA

Goditet banda shqiptare e drogës në Britani/ Burg për krerët, mbi 500 mijë paund fitime

Ndaje në Whatsapp

Katër anëtarë të një grupi të organizuar kriminal shqiptar, të përfshirë në prodhimin dhe furnizimin në shkallë të gjerë të kanabisit, janë dënuar me mbi 11 vite burg në total, pas një hetimi të thelluar që zbuloi një aktivitet të shtrirë në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas autoriteteve, grupi kishte gjeneruar mbi 500 mijë paund fitime nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Struktura e grupit

Organizata drejtohej nga dy vëllezërit, Sefedin dhe Eldi Tafa, të cilët kontrollonin ambientet e kultivimit, siguronin pronat dhe materialet e nevojshme për funksionimin e aktivitetit të paligjshëm.

Servet Dobrushi kishte rolin e organizimit të shpërndarjes së kanabisit, ndërsa bashkëpunëtorët Asterjo Sata dhe Reols Havalja mbikëqyrnin plantacionet dhe transportonin drogën si dhe të ardhurat në para cash nëpër vend.

Grupi përdorte edhe shërbimet e një brokeri sigurimesh, Simon Jackson, i cili krijonte polica të rreme sigurimi për automjetet, duke i bërë ato të dukeshin të ligjshme dhe duke lehtësuar lëvizjen e tyre pa tërhequr dyshime.

Disa persona të tjerë, të përfshirë si kultivues (“kopshtarë”), u identifikuan dhe janë përballur më herët me drejtësinë.

Si u zbulua operacioni

Hetimi nisi në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit 2023, kur policia zbuloi një ambient të brendshëm kultivimi kanabisi në Aragon Close, Southend.

Brenda pronës u gjetën:

Bimë kanabisi të kultivuara dhe të mirëmbajtura

Një qese e mbyllur me vakum me kanabis

Një sasi kanabisi e bluar

5,000 paund cash

Një portofol me patentë shoferi në emër të Eldi Tafës

Goditet banda shqiptare e drogës në Britani/ Burg për

Po ashtu, u sekuestrua një fletore me shënime ku përmendeshin emrat “Alberti”, “Sefi” dhe “Olsi” – kjo e fundit nofka e përdorur për Havaljan. Gjurmë gishtash të Havaljas u gjetën në ekranin e një telefoni dhe në një kavanoz me monedha brenda dhomës së gjumit.

Në total, në këtë pronë u gjetën 446 bimë kanabisi, me një vlerë të mundshme tregu deri në 118,050 paund nëse do të shiteshin me shumicë.

Ekzaminimi forenzik i parave të sekuestruara identifikoi edhe gjurmë gishtash të Satës në kartëmonedha.

Rrjeti shtrihej nga Southend në Uells

Njësia për krimin e rëndë dhe të organizuar zbuloi më pas se aktiviteti i grupit shtrihej nga Southend deri në Uells.

Sefedin Tafa u arrestua në fillim të vitit 2024 në Westcliff. Në automjetin tip Audi me të cilin udhëtonte iu gjetën 1,460 paund cash, ndërsa në telefon u zbulua një video që tregonte një ambient tjetër kultivimi.

Gjatë kontrollit të banesës së lidhur me të, policia sekuestroi rreth 50 gramë kanabis dhe 27,720 paund cash.

Arrestime të tjera u kryen në Caerphilly, Uells, ku u sekuestruan 10 kilogramë kanabis me vlerë deri në 52,000 paund.

Në qershor 2024, Asterjo Sata u arrestua teksa udhëtonte nga Brighton drejt Southend. Në automjet u gjetën 34,320 paund cash, një pistoletë dhe dy telefona. Në banesën e tij u sekuestruan veshje dhe aksesorë luksozë, përfshirë orë dore dhe çanta të shtrenjta.

Një tjetër ambient i sofistikuar kultivimi, i shtrirë në tre kate dhe me vlerë rreth 35,550 paund, u zbulua në Rochford Avenue, Westcliff.

Në tetor 2024 u arrestua edhe brokeri Simon Jackson në Brentwood. Në banesën e tij u gjetën mbi 3,000 paund cash, veshje të shtrenjta, atlete dhe shampanjë, si dhe fletore me qindra adresa email-i dhe shifra. Ai rezultoi të kishte gjeneruar 360,000 paund përmes policave mashtruese të sigurimit.

Eldi Tafa mbetet në kërkim dhe dyshohet se fshihet jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Autoritetet vijojnë përpjekjet për arrestimin e tij.

Në total, u sekuestruan 71,780 paund cash dhe 78.5 kilogramë kanabis. Dokumentacioni i hetimit tregoi se ishin shitur edhe 80 kilogramë të tjerë, duke gjeneruar mbi 500,000 paund fitime me shumicë.

Dënimet

Çështja u ndoq nga Crown Prosecution Service (CPS). Edhe pse gjykimi ishte planifikuar për në dhjetor, të pandehurit pranuan fajësinë dhe u dënuan më 13 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Basildon.

Sefedin Tafa (33 vjeç) – 4 vjet e gjysmë burg për komplot në kultivim dhe furnizim me kanabis.

Goditet banda shqiptare e drogës në Britani/ Burg për

Asterjo Sata (22 vjeç) – 32 muaj burg për komplot në kultivim, furnizim dhe përfitim nga pasuri kriminale.

Goditet banda shqiptare e drogës në Britani/ Burg për

Reols Havalja (28 vjeç) – 23 muaj burg për të njëjtat akuza; do të përballet me procedura dëbimi pas lirimit.

Goditet banda shqiptare e drogës në Britani/ Burg për

Servet Dobrushi (34 vjeç) – 27 muaj burg.

Goditet banda shqiptare e drogës në Britani/ Burg për

Simon Jackson (40 vjeç) – pranoi mashtrim përmes përfaqësimit të rremë; dënimi do të jepet në një datë të mëvonshme.

Reagimet e autoriteteve

Detektivi Steve Robson nga njësia për krimin e rëndë dhe të organizuar e cilësoi operacionin si “të sofistikuar dhe të përhapur”, duke theksuar se hetimi ishte kompleks dhe pranimi i fajësisë nga të akuzuarit tregoi forcën e provave të mbledhura.

Ndërsa prokurorja Giorgina Venturella, e specializuar në krimin ekonomik dhe të organizuar në CPS, deklaroi se bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë çoi në shkatërrimin e një rrjeti që përbënte kërcënim serioz për shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve.

Ajo shtoi se do të nisë procesi i konfiskimit të pasurive, për të siguruar që të dënuarit të mos përfitojnë nga aktiviteti i tyre i paligjshëm, përfshirë para, automjete dhe sende luksoze.

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme