Kronika 7 September 2025, 19:11 Nga VNA

Goditen 7 raste ndërtimesh pa leje në zona të mbrojtura në Tropojë, shpallen në kërkim 2 persona dhe procedohen 5 të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Goditen 7 raste ndërtimesh pa leje në zona të mbrojtura në

Policia e Tropojës ka vijuar me kontrolle të imtësishme dhe verifikime në terren, duke evidentuar gjatë dy ditëve të fundit shtatë raste të ndërtimeve të paligjshme në zona të ndryshme të qarkut. Si rezultat, autoritetet kanë shpallur në kërkim dy shtetas dhe kanë proceduar penalisht pesë të tjerë. Nga veprimet hetimore rezultoi se S.B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, kishte ngritur një objekt në bjeshkën e “Ujzës” pa pasur asnjë leje nga organet kompetente. Gjithashtu, në zonën e mbrojtur të Valbonës, në lagjen “Malaj”, u konstatua një tjetër rast i ngjashëm, ku A.D., banues në Tiranë, po ndërtonte një objekt pa leje. Për këtë rast, në procedim u përfshi edhe i ati i tij, shtetasi S.D., i cili do të hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, policia referoi materialet në Prokurori edhe për katër raste të tjera:
G.K. dhe S.A., banues në Tropojë, të cilët kishin ndërtuar objekte pa leje në bjeshkët e “Sylbicës”;

P.Gj., banues në Pukë, që rezultoi se kishte kryer punime ndërtimore pa autorizim në fshatin Breg Lumi;
K.H., banues në fshatin Viçidol, i kapur në akt në bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, ku po ndërtonte një objekt pa leje.
Policia thekson se do të vijojë kontrollet intensive në terren, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo rasti të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, sidomos në zonat e mbrojtura, ku pasojat ndaj mjedisit janë edhe më të rënda.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme