Kronika 24 April 2026, 21:18 Nga VNA

Gledis Nano fiton edhe në Gjykatën e Lartë: Shkarkimi i tij ishte i paligjshëm, do i paguhet rroga deri në fund të mandatit

Ndaje në Whatsapp

Gledis Nano fiton edhe në Gjykatën e Lartë: Shkarkimi i tij ishte

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund betejës ligjore të ish-kryepolicit Gledis Nano me Këshillin e  Ministrave dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vendosur përfundimisht në favor të tij dhe duke lënë në fuqi detyrimin që shteti t’i paguajnë dëmshpërblim, pas shkarkimit të tij nga detyra.

Sipas vendimi, edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga qeveria dhe ministria e Brendshme, të cilat nuk pranonin vendimet e shkallëve të tjera të gjyqësorit që i dhanë të drejt Nanos për shkarkimit të tij gati 11 muaj pasi e kishte marrë detyrën e kreut të Policisë së Shtetit.

Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra nga kryeministri dhe ministri i kohës, Blendi Çuçi, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit i kishin dhënë atij të drejtë.

Në thelb të çështjes ishte kërkesa e Nanos për shfuqizimin e vendimit nr. 580, datë 31.08.2022 të Këshillit të Ministrave, si dhe detyrimin e tyre për ta trajtuar me pagë deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar, ose për ta sistemuar në strukturat e Policisë së Shtetit apo funksione të tjera.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme